Klorpromazinë

Klorpromazinë
KlorpromazinëKlorpromazinëKlorpromazinëKlorpromazinë
Sistemi Nervor
Shqipëri
Jo
Po
Po
SA00192
Klorpromazinë
(2.5%) 50 mg/2 ml
Tretësirë për injeksion
Klorpromazinë klorhidrat
Kuti x 10 ampula
Tretësirë për injeksion - (2.5%) 50 mg/2 ml Klorpromazine është i pari antipsikotik i futur në praktikë dhe përfaqëson prototipin e fenotia … Read more

Tretësirë për injeksion - (2.5%) 50 mg/2 ml

Klorpromazine është i pari antipsikotik i futur në praktikë dhe përfaqëson prototipin e fenotiazinave alifatike. Klorpromazine ushtron një varg veprimesh, duke filluar nga veprimet deprimuese në sistemin nervor qendror, veprimin bllokues alfa-adrenergjik dhe një veprim të dobët antimuskarinik. Klorpromazine është një frenuese e dopaminës dhe nxit çlirimin e prolaktinës. Ka të dhëna që antagonizmi i funksionit dopaminergjik qendror, sidomos i receptorit
D2-dopaminergjik ka lidhje me efektin terapeutik në gjendje psikotike.
Klorpromazine ka veti qetësuese, por të sëmurëve zakonisht ju shfaqet shpejt tolerancë ndaj këtij efekti. Ajo ka veti antiemetike, bllokuese të serotoninës dhe veti të dobëta antihistaminike dhe gangliobllokuese. Klorpromazine frenon qendrën e rregullimit të temperaturës, kështu që të sëmurët kanë prirje që të fitojnë temperaturën e mjedisit që i rrethon; ajo mund ta lëshojë muskulaturën e skeletit.
Drazhetë dhe tretësira për injeksion Klorpromazine dhe përdoren:
● në skizofreninë akute dhe kronike tek të rriturit dhe tek fëmijët;
● për të reduktuar maninë akute dhe në shqetësimet bipolare;
● në kontrollin e sjelljeve të dhunshme dhe të axhituara tek të rriturit dhe tek fëmijët dhe ndonjëherë edhe tek ata që kanë shqetësime psikiatrike;
● tek fëmijët autikë;
● si zëvendësuese në trajtimin për kohë të shkurtër të ankthit të rëndë dhe për të reduktuar ankthin pre-operator tek të rriturit dhe tek fëmijët;
● si një antiemetik në disa forma të nauzesë dhe të të vjellave tek të rriturit dhe tek fëmijët, por ajo është joefektive në sëmundjen e udhëtimit;
● në qetësimin e lemzës persistente;
● si terapi shtesë në trajtimin e tetanozit tek të rriturit dhe tek fëmijët dhe për të kontrolluar simptomat në porfirinë akute intermitente;
● për induktimin e hipotermisë;
● në kirurgji – përgatitje për anestezi, profilaksi dhe mjekimin e gjendjeve të shokut;
● në obstetrikë - analgjezi obstetrike, eklampsi.