Karbamazepinë

Karbamazepine
Karbamazepine Karbamazepine Karbamazepine Karbamazepine Karbamazepine
Sistemi Nervor
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Po
Po
SA00183
Karbamazepinë
200 mg
Tableta
Karbamazepinë
Kuti x 30
 Tablet - 200 mg  … Read more

 Tablet - 200 mg 

Karbamazepine është një antiepileptik i grupit të karboksamideve, që ushtron edhe veprim psikotrop dhe neurotrop. Mekanizmi i veprimit të karbamazepinës ende nuk është sqaruar. Me sa duket stabilizimi i membranës neuronale është bazë e veprimit antiepileptik. Efekti psikotrop shfrytëzohet për mjekimin e epilepsisë dhe të psikozave depresive. Karbamazepine qetëson dhimbjet paroksizmale në nevralgjitë trigeminale dhe glosofaringeale.
Karbamazepine përdoret për trajtimin e:
● epilepsisë (kriza të pjesshme me simptomatologji komplekse dhe simptomatologji
të thjeshtë);
● formave primare ose sekondare të epilepsisë së gjeneralizuar, me kriza e komponentë toniko – klonikë si dhe formave të përziera të epilepsisë;
● manive dhe si mjekim profilaktik i çrregullimeve maniakodepresive (bipolare) kur nuk i përgjigjen mjekimit me litium;
● nevralgjive trigeminale dhe nevralgjive glosofaringeale.