Kafeinë Natrium Benzoat

Kafeinë Natrium Benzoat
Kafeinë Natrium Benzoat Kafeinë Natrium Benzoat Kafeinë Natrium Benzoat Kafeinë Natrium Benzoat
Sistemi Nervor
Shqipëri
Jo
Po
Jo
SA00181
Kafeinë Natrium Benzoat
(96 mg + 104 mg)/1 ml
Tretësirë për injeksion
Kafeinë anhidër, benzoat natriumi
Kuti x 10 ampula
Tretësirë për injeksion - (96 mg + 104 mg)/1 ml Kafeina është një lëndë që nxit sistemin nervor qendror. Ajo frenon enzimën fosfodiesteraz … Read more

Tretësirë për injeksion - (96 mg + 104 mg)/1 ml

Kafeina është një lëndë që nxit sistemin nervor qendror. Ajo frenon enzimën fosfodiesterazë dhe ka efekt antagonist në receptorët qendrorë të adenozinës. Në sistemin nervor qendror ajo vepron kryesisht në qendrat e larta dhe jep një gjendje pagjumësie duke shtuar shpejtësinë dhe thellësinë e frymëmarrjes. Veprimi i saj nxitës në qendrën medulare vazomotore dhe veprimi inotrop pozitiv në miokard kompensohen nga efekti vazodilatator periferik në arteriolat, kështu që ajo ka efekt të dobët në presionin e gjakut. Veprimi diuretik i kafeinës është më i dobët se ai i teofilinës. Kafeina mund ta rrisë përthithjen e ergotaminës dhe ndonjëherë kombinohet me këtë të fundit për trajtimin e migrenës. Për të rritur tretshmërinë e kafeinës, ajo kombinohet me benzoatin e natriumit dhe kështu përftohet benzoati sodik i kafeinës, i cili përdoret në trajtë të tretësirave për injeksion. Kafeina shpërndahet mirë në organizëm. Ajo kalon në sistemin nervor qendror dhe në pështymë, në përqëndrime të ulëta ajo kalon edhe në qumështin e gjirit. Ky bar duhet të jepet vetëm nën vëzhgimin direkt të mjekut.
Kafeine natrium benzoat indikohet si:
● analeptik i frymëmarrjes dhe i qarkullimit të gjakut, kryesisht gjatë sëmundjeve me temperaturë të lartë dhe sëmundjeve infektive, si edhe gjatë helmimeve.