Haloperidol

Haloperidol
HaloperidolHaloperidolHaloperidolHaloperidol
Sistemi Nervor
Shqipëri
Jo
Po
Jo
SA00154
Haloperidol
(0.5%) 5 mg/1 ml
Tretësirë për injeksion
Haloperidol
Kuti x 10 ampula
Tretësirë për injeksion - 5 mg/1 ml Haloperidol i përket një grupi të barnave të quajtur "antipsikotikë".Haloperidol përdoret tek të rritur … Read more

Tretësirë për injeksion - 5 mg/1 ml

Haloperidol i përket një grupi të barnave të quajtur "antipsikotikë".
Haloperidol përdoret tek të rriturit, adoleshentët dhe fëmijët për sëmundje që ndikojnë në mënyrën si mendoni, ndiheni ose silleni. Këto përfshijnë probleme të shëndetit mendor (siç është skizofrenia dhe çrregullimi bipolar) dhe probleme të sjelljes.
Këto sëmundje mund t'ju bëjnë të:
● ndiheni të hutuar (delir);
● shihni, dëgjoni, ndjeni ose nuhatni gjëra që nuk janë aty (haluçinacione);
● besoni gjëra që nuk janë të vërteta (deluzione);
● ndiheni jashtëzakonisht dyshues (paranoja);
● ndiheni shumë të eksituar, të axhituar, entuziastë, impulsivë ose hiperaktivë;
● ndiheni shumë agresivë, armiqësorë ose të dhunshëm.
Tek adoleshentët dhe fëmijët, Haloperidol përdoret për të trajtuar skizofreninë për pacientët e moshës nga 13 deri në 17 vjeç, dhe për të trajtuar problemet e sjelljes për pacientët e moshës nga 6 deri në 17 vjeç.
Haloperidol përdoret gjithashtu:
● tek adoleshentët dhe fëmijët e moshës 10 deri në 17 vjeç dhe tek të rriturit që bëjnë lëvizje ose tinguj që nuk mund t’i kontrollojnë (tike), p.sh. në sindromën Tourette të rënduar;
● tek të rriturit për të ndihmuar kontrollin e lëvizjeve në sëmundjen e Huntington.
Haloperidol përdoret ndonjëherë kur barnat ose trajtimet e tjera nuk kanë funksionuar ose kanë shkaktuar efekte anësore të papranueshme.