DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC

Sistemi i klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC) përdoret për klasifikimin e lëndëve aktive të barnave sipas organit ose sistemit në të cilën ato veprojnë si dhe veçorive terapeutike, farmakologjike dhe kimike të tyre.

ATC code M: Sistemi Muskolo – Skeletik është një nga ndarjet e Sistemit të klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC), një sistem i kodeve alfanumerike i hartuar nga OBSH për klasifikimin e barnave dhe produkteve të tjera mjekësore.

Sistemi Muskolo - Skeletik

Suspension oral - 100 mg / 5 ml

Fasdol përmban si lëndë vepruese ibuprofen.
Ibuprofeni është një derivat i acidit propionik me veti antiinflamatore, analgjezike dhe antipiretike.

Fasdol përdoret:
● për uljen e temperaturës;
● në menaxhimin e dhimbjeve të lehta deri mesatare dhe inflamacionit. 

Xhel - 2.5 %

 

Supozitorë - 100 mg

Indometacina bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antiinflamatorë josteroidë (AIJS). Këto barna janë qetësues të dhimbjeve dhe reduktojnë pezmatimin (inflamacionin) me të gjitha shenjat e tij.
Supozitorët Indometacine mund të përdoren për:
● sëmundjet inflamatore të kyçeve ose indeve rrethuese si: artriti reumatoid, osteoartriti dhe sëmundja degjenerative e artikulacionit kokso-femoral;
● deformimin dhe shtangësinë e shtyllës kurrizore (spondiliti ankilozant);
● dhimbjet muskulare, dhimbjet e fundit të shpinës dhe dhimbjet që vijnë nga kockat;
● dhimbjet nga periodat;
● gutën.

Tretesire per injeksion - 30 mg / ml

Ketromine përmban lëndën aktive ketorolak trometaminë.
Ketorolak trometamina është një antiinflamator josteroid, i cili përdoret në menaxhimin afatshkurtër të dhimbjeve pasoperative akute të moderuara deri në të forta.

Tableta - 70 mg

Ostamax përmban alendronat natrium trihidrat në sasi ekuivalente me 70 mg acid alendronik, të cilit i detyrohet efekti farmakologjik. Alendronat natrium trihidrat bën pjesë në klasën e barnave johormonale të quajtur bisfosfonate. Ai parandalon humbjen e masës kockore gjatë menopauzës si dhe ndihmon në rindërtimin e kockës, ndaj ul rrezikun e frakturave (thyerjeve) të shpinës e të legenit.

Ky bar përdoret për të trajtuar osteoporozën, e cila është e shpeshtë tek gratë pas menopauzës ose për të ndihmuar në parandalimin e zhvillimit të kësaj sëmundjeje.

 

Tretesire per injeksion - 4 mg / 2 ml

Pancuron përmban si lëndë aktive pankuronium bromur. Pankuroniumi bromur është një miorelaksant jodepolarizues me veprim të zgjatur ose i njohur ndryshe si bllokues neuromuskular
jodepolarizues.

Pancuron – tretësirë për injeksion përdoret për relaksimin e muskujve në anestezinë e përgjithshme.

Tableta - 20 mg

Pirocutan përmban lëndën vepruese piroksikam, i cili është një bar analgjezik dhe antiinflamator (antiinflamator josteroid).
Përpara se të përshkruajë Pirocutan, mjeku duhet të vlerësojë nevojën për këtë bar kundrejt riskut për shfaqjen e efekteve të mundshme anësore. Në rrethana të caktuara mjeku mund t’ju bëjë disa kontrolle si dhe t’ju thotë se sa shpesh duhet të kontrolloheni gjatë trajtimit me piroksikam.

Indikimet:
Pirocutan 20 mg përdoret për lehtësimin e simptomave si enjtja, ngurtësimi dhe dhimbja e kyçeve në artritin aktiv, artritin reumatoid dhe sëmundjen Bechterew/ Spondiliti ankilozant (sëmundje reumatike e shtyllës kurrizore).
Piroksikami nuk e shëron artritin, vetëm ju ndihmon për aq kohë sa e përdorni.
Mjeku duhet t’ju përshkruajë piroksikam vetëm nëse antiinflamatorët e tjerë josteroidë (AIJS) nuk kanë arritur qetësimin e mjaftueshëm të simptomave.
Për shkak se nivelet konstante vepruese arrihen me vonesë, Pirocutan nuk indikohet për trajtimin e sëmundjeve të cilat kërkojnë fillim të shpejtë të veprimit. 

Kapsula xhelatinoze te buta - 400 mg

 

Tableta te veshura me film - 250 mg

Pronax përmban si lëndë aktive naproksen i cili bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antiinflamatorë josteroidë (AIJS). Ai ka veti antiinflamatore, analgjezike dhe antipiretike.

Pronax indikohet për trajtimin e:
● dhimbjes dhe inflamacionit në sëmundjet reumatike (duke përfshirë artritin idiopatik juvenil) dhe çrregullimeve të tjera muskuloskeletike;
● dismenorresë;
● gutës akute

Tableta te veshura me film - 500 mg

Pronax përmban si lëndë aktive naproksen i cili bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antiinflamatorë josteroidë (AIJS). Ai ka veti antiinflamatore, analgjezike dhe antipiretike.

Pronax indikohet për trajtimin e:
● dhimbjes dhe inflamacionit në sëmundjet reumatike (duke përfshirë artritin idiopatik juvenil) dhe çrregullimeve të tjera muskuloskeletike;
● dismenorresë;
● gutës akute

Results 16 - 25 of 25