Valsan

Valsan
Valsan ValsanValsan Valsan Valsan
Sistemi Kardiovaskular
Shqipëri
Jo
Jo
Po
SA00432
Valsan
160 mg
Tableta të veshura me film
Valsartan
Kuti x 30
Tableta të veshura me film - 160 mg Valsan përmban substancën aktive valsartan, i cili është një antagonist i receptorëve të angiotenzinës … Read more

Tableta të veshura me film - 160 mg

Valsan përmban substancën aktive valsartan, i cili është një antagonist i receptorëve të angiotenzinës II. Angiotenzina II, e cila prodhohet nga organizmi, ngushton enët e gjakut. Kjo gjë shkakton rritjen e presionit të gjakut. Valsan parandalon ngushtimin e enëve të gjakut duke bllokuar efektin e angiotenzinës II. Kjo gjë relakson enët e gjakut dhe ul presionin.

Valsan 160 mg përdoret për:
● trajtimin e pacientëve me presion të lartë të gjakut (hipertension); presioni i lartë i gjakut rrit ngarkesën e zemrës dhe të arterieve; nëse nuk trajtohet mund të dëmtojë enët e gjakut të trurit, zemrës dhe veshkave dhe mund të çojë deri në insult, insufiçiencë kardiake ose insufiçiencë renale; presioni i lartë i gjakut rrit riskun e atakeve kardiake; duke ulur presionin tuaj të
gjakut deri në një vlerë normale, ulet risku i zhvillimit të këtyre çrregullimeve;
● trajtimin e pacientëve që kanë kaluar një atak kardiak (infarkt miokardi) kohët e fundit (12 orë deri në 10 ditë);
● trajtimin e pacientëve të rritur, me insufiçiencë kardiake simptomatike, kur trajtimi me barna të tjera specifike (të njohur si ACE – inhibitorë, të përdorur në trajtimin e insufiçiencës kardiake) nuk është i përshtatshëm.

Megjithatë, Valsan mund të merret së bashku me ACE - inhibitorët, nëse nuk mund të përdoren barna të tjerë të përdorur në trajtimin e insufiçiencës kardiake.