Propranolol

Sistemi Kardiovaskular
Shqipëri
Jo
Po
Po
SA00338
Propanolol
40 mg
Tableta
Propranolol klorhidrat
Kuti x 60
Tableta - 40 mg Propranolol përmban lëndën aktive propranolol klorhidrat, e cila bën pjesë në grupin e beta-bllokuesve. Tabletat Propranolol … Read more

Tableta - 40 mg

Propranolol përmban lëndën aktive propranolol klorhidrat, e cila bën pjesë në grupin e beta-bllokuesve.

Tabletat Propranolol 40 mg përdoren:
• në kontrollin e hipertensionit;
• në trajtimin e angina pektoris;
• në parandalimin e atakeve të tjera kardiake, në rast se ju e keni kaluar një të tillë;
• në trajtimin e kardiomiopatisë hipertrofike;
• në kontrollin e aritmive.
Gjithashtu, tabletat Propranolol mund të përdoren edhe:
• në parandalimin e dhimbjes së fortë të kokës (migrenës);
• në trajtimin e tremorit esencial;
• në kontrollin e ankthit dhe takikardisë të shkaktuar nga ankthi;
• si trajtim ndihmës në hiperaktivitetin e gjendrës tiroide (tirotoksikozë);
• në trajtimin e hipertensionit të shkaktuar nga tumori në gjendrën adrenale - feokromocitomë (vetëm me një alfa-bllokues);
• në parandalimin e gjakrrjedhjes së pjesës së sipërme të traktit gastrointestinal në pacientët me tension të lartë në mëlçi dhe variçe të ezofagut.