Ultesan

Sistemi Kardiovaskular
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Po
Po
SA01695
Ultesan
300 mg
Tableta të veshura me film
Irbesartan
Kuti x 30
Tableta te veshura me film - 300 mg Ultesan përmban lëndën vepruese irbesartan, i cili bën pjesë në grupin e barnave të njohur si antagonistë … Read more

Tableta te veshura me film - 300 mg

Ultesan përmban lëndën vepruese irbesartan, i cili bën pjesë në grupin e barnave të njohur si antagonistë të receptorëve të angiotenzinës-II. Angiotenzina-II është një substancë e prodhuar
në trup, e cila lidhet me receptorët në enët e gjakut duke shkaktuar ngushtimin e tyre. Kjo çon në rritje të presionit të gjakut. Ultesan parandalon lidhjen e angiotenzinës-II me këta receptorë, duke shkaktuar relaksim të enëve të gjakut dhe ulje të presionit të gjakut. Ultesan ngadalëson uljen e funksionit të veshkave në pacientët me presion të lartë të gjakut dhe diabet tip 2.

Ultesan përdoret në pacientët e rritur:
● për trajtimin e presionit të lartë të gjakut (hipertensionit esencial);
● për mbrojtjen e veshkave në pacientët me presion të lartë të gjakut, diabet tip 2 dhe me të dhëna laboratorike për dëmtimin e funksionit të veshkave.