Siprolip

Sistemi Kardiovaskular
Shqipëri
Jo
Po
Po
SA00367
Siprolip
20 mg
Tableta të veshura me film
Simvastatin
Kuti x 30
Tableta te veshura me film - 20 mg Siprolip është një bar nga klasa e frenuesve të enzimës pjesëmarrëse në sintezën e kolesterolit, i cili p … Read more

Tableta te veshura me film - 20 mg

Siprolip është një bar nga klasa e frenuesve të enzimës pjesëmarrëse në sintezën e kolesterolit, i cili përdoret për të ulur nivelin e yndyrnave në gjak (kolesterolit). Lënda aktive e Siprolip, simvastatina, zvogëlon prodhimin e kolesterolit në mëlçi. Për simvastatinën është parë se në pacientët me risk të lartë për sëmundjet koronare të zemrës, zvogëlon rrezikun e infarktit të zemrës ose të insultit.

Siprolip përdoret:
si shtesë e një diete në:
– pacientë me hiperkolesterolemi (primare ose hiperlipidemi mikse) ku dieta dhe masa të tjera si aktiviteti fizik apo humbja në peshë nuk janë të mjaftueshme të vetme;
– pacientë me hiperkolesterolemi homozigote familjare, e shoqëruar me mjekime të tjera ose kur këto nuk janë të përshtatshme; për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare:
– në pacientë, niveli i kolesterolit në gjak të të cilëve është normal ose i lartë, me sëmundje kardiovaskulare arteriosklerotike ose diabet, së bashku me masa të tjera parandaluese.