Proamlo

Sistemi Kardiovaskular
Shqipëri
Jo
Po
Po
SA06967
Proamlo
5 mg
Tableta
Amlodipine besilat
Kuti x 30
Tableta - 5 mg Amlodipina është kalçibllokues i grupit të dihidropiridinave dhe ndalon zhvendosjen transmembranore të joneve të kalçiumit në … Read more

Tableta - 5 mg

Amlodipina është kalçibllokues i grupit të dihidropiridinave dhe ndalon zhvendosjen transmembranore të joneve të kalçiumit në muskujt e lëmuar të enëve të gjakut dhe ato kardiakë. Veprimi antihipertensiv i detyrohet efektit relaksues mbi muskujt e lëmuar të arterieve. Mekanizmi i saktë në sajë të të cilit amlodipina lehtëson anginën nuk është përcaktuar përfundimisht, por amlodipina zvogëlon ngarkesën totale ishemike në sajë të dy veprimeve të mëposhtme:
1) amlodipina zgjeron arteriolat periferike dhe kështu redukton rezistencën totale periferike kundër së cilës zemra punon; meqenëse shpejtësia e zemrës mbetet konstante, reduktimi i
ngarkesës së zemrës zvogëlon konsumimin e energjisë si dhe kërkesat për oksigjen të miokardit;
2) mekanizmi i veprimit të amlodipinës gjithashtu mund të përfshijë zmadhimin e arteries koronare kryesore dhe arteriolave koronare, si në regjionet normale edhe në ato ishemike; zgjerimi rrit furnizimin me oksigjen të miokardit në pacientët me spazmë të arterieve koronare (anginë Prinzmetal).

Indikimet:
• Hipertension, mund të përdoret e vetme ose në kombinim me antihipertensivë të tjerë.
• Sëmundje ishemike të zemrës (anginë e qëndrueshme kronike), mund të përdoret e vetme ose në kombinim me antianginozë të tjerë.
• Anginë vazospastike (anginë Prinzmetal), si monoterapi ose me antianginozë të tjerë.