Tableta - 50 mg
Propiltiouracili frenon sintezën e hormoneve të tiroides dhe kështu ai është i efektshëm në mjekimin e hipertiroidizmit. Ai nuk e çaktivizon tiroksinën (T4) e trijodtironinën (T3) ekzistuese dhe as ndërhyn në efektshmërinë e hormoneve ekzogjene të tiroides. Propiltiouracili pjesërisht frenon shndërrimin periferik të T4 në T3. Gjysmëjeta e jashtëqitjes nga plazma e propiltiouracilit është 1 deri në 2 orë. Kohëzgjatja e veprimit të barit është më e gjatë sesa ç’mund të parashikohet nga gjysmëjeta plazmatike. Veprimi i zgjatur antitiroidik e bën të mundur përdorimin e një doze të vetme ditore.
Propiltiouracil indikohet në hipertiroidizëm.