Prodexa T

Prodexa T (20tab)
Prodexa T (20tab)Prodexa T (20tab)Prodexa T (20tab)Prodexa T (20tab)Prodexa T (20tab)
Preparatet Hormonale Sistemike
Shqipëri
Jo
Jo
Po
SA01607
Prodexa T
0.5 mg
Tableta
Deksametazon
Kuti x 20
Tableta - 0.5 mg Prodexa T përmban një glukokortikoid sintetik (hormon i gjendrës mbiveshkore) me veprim në metabolizëm, balancën e elektrolità … Read more

Tableta - 0.5 mg

Prodexa T përmban një glukokortikoid sintetik (hormon i gjendrës mbiveshkore) me veprim në metabolizëm, balancën e elektrolitëve dhe funksionin e indeve.
Prodexa T indikohet në sëmundje që kërkojnë trajtim sistemik me glukokortikoidë.
Këtu bëjnë pjesë në varësi të formës së shfaqur dhe shkallës së gravitetit:
– edemë cerebrale e shkaktuar nga një tumor cerebral, operacion neurokirurgjik, absces i trurit, meningit bakterial;
– atake akutë, të rëndë, të astmës;
– trajtimi i hershëm i sëmundjeve akute, të rënda, të përhapura, të lëkurës, si eritrodermia, pemfigus vulgaris, ekzemë akute;
– trajtimi i sëmundjeve reumatike sistemike (sëmundje reumatike që mund të prekin organet e brendshme), si: lupus eritematoz sistemik;
– inflamacion reumatik aktiv i kyçeve (artrit reumatoid) me forma të rënda progresive p. sh. forma që çojnë shpejt në dëmtim të kyçeve dhe / ose prekin edhe indet përveç kyçeve;
– infeksione të rënda me shenja të ngjashme me helmimin (p. sh. në tuberkuloz, tifo) vetëm i shoqëruar me terapinë e përshtatshme antiinfektive);
– trajtimi mbështetës i tumoreve malinje;
– parandalimi dhe trajtimi i të vjellave të shkaktuara nga trajtimi me citostatikë;
– parandalimi dhe trajtimi i të vjellave pasoperatore;
– terapi zëvendësuese hormonale: në funksion të reduktuar të mbiveshkoreve ose kur ai mungon krejtësisht (sindroma adrenogenitale) tek të rriturit.