Prednizolon

Prednizolon
Prednizolon Prednizolon Prednizolon Prednizolon
Preparatet Hormonale Sistemike
Shqipëri
Jo
Po
Po
SA00307
Prednizolon
25 mg/2 ml
Tretësirë për injeksion
Prednizolon natrium fosfat
Kuti x 10 ampula
Tretësirë për injeksion - 25 mg/2ml Prednizolon fosfat natriumi është ndër kortikosteroidët e parë sintetikë të përdorur në praktikën mj … Read more

Tretësirë për injeksion - 25 mg/2ml

Prednizolon fosfat natriumi është ndër kortikosteroidët e parë sintetikë të përdorur në praktikën mjekësore. Efektet farmakologjike të tij janë të ngjashme me ato të kortizolit (glukokortikoid natyral endogjen), efektet mineralokortikoide janë më të dobëta, ndërsa efektet antiinflamatore dhe imunosupresore janë më të fuqishme dhe për këtë veti është më i përdorur klinikisht. Prednizolon fosfat natriumi kur administrohet në rrugë intramuskulare ose intravenoze, përthithet shumë shpejt, po kështu edhe piku plazmatik arrin shumë shpejt. Prednizolon fosfat natriumi ka një gjysmë-jetë plazmatike 2-4 orë. Lidhet shumë me proteinat plazmatike, megjithëse më pak se hidrokortizoni (kortizoli). Volumi i shpërndarjes dhe gjithashtu klirensi rriten me një rritje të ulët të moderuar të dozës; në doza shumë të larta, klirensi shfaqet i mbingopur. Prednizolon fosfat natriumi jashtëqitet me urinë dhe si një metabolit i konjuguar së bashku me një sasi të konsiderueshme prednizoloni të pandryshuar. Prednizolon fosfat natriumi çaktivizohet në sasi
të mëdha pasi kalon placentën dhe sasi të vogla jashtëqiten me qumështin e gjirit.

Përdoret

A. Me injeksion intravenoz ose intramuskular kur terapia orale nuk është e mundur në:
1– Çrregullime endokrine – pamjaftueshmëri adrenokortikale primare, sekondare ose akute etj.
2– Çrregullime reumatike – si terapi mbështetëse për administrim për një kohë të shkurtër në: osteoartrit post – traumatik, sinovit; artrit reumatoid përfshi dhe artritin reumatoid juvenil; bursit akut dhe subakut etj.
3– Sëmundje të kolagjenit – mbajtës i terapisë në raste të veçanta të shkaktuara nga karditi reumatik akut, dermatomiozit sistemik.
4– Sëmundje dermatologjike – dermatit eksfoliativ, dermatit i rëndë seborroik,
psoriazë, fungoide mykotike.
5– Gjendjet e alergjisë – astma bronkiale, dermatit të kontaktit, rinite alergjike
sezonale, reaksione nga mbindjeshmëria ndaj barnave, reaksione urtikarie
të shkaktuara nga transfuzionet.
6– Sëmundje gastrointestinale – kolit ulçeroz (terapi sistemike); enterit rajonal
(terapi sistemike).
7– Sëmundje respiratore – pneumoni; si terapi antituberkulare.
8– Sëmundje hematologjike – anemi hemolitike; trombocitopeni idiopatike në
të rritur (vetëm I.V., është i kundërindikuar si I.M.).
9– Sëmundje neoplastike – leuçemi dhe limfoma në të rritur; leuçemi akute
tek fëmijët.

B: Me injeksion intra-artikular dhe në indet e buta: si terapi mbështetëse
për një administrim për një kohë të shkurtër në: osteoartrit post – traumatik,
sinovit; artrit reumatoid; bursit akut dhe subakut; tenosinovit akut jospecifik.

C: Me injeksion intralezional: lezione të lokalizuara, hipertrofike, inflamatore,
infiltrative në: pllaka psoriatike, granuloma anulare, neurodermatite,
nekrobioza lipodike diabetike; në tumorin cistik.