Metysolon

Preparatet Hormonale Sistemike
Shqipëri
Jo
Po
Jo
SA16900
Metysolon
4 mg
Tableta
Metilprednisolon
Kuti x 10
Tableta - 4 mg Metysolon përmban lëndën vepruese metilprednizolon, që është një glukokortikoid (hormon i gjendrës mbiveshkore) që vepron në … Read more

Tableta - 4 mg

Metysolon përmban lëndën vepruese metilprednizolon, që është një glukokortikoid (hormon i gjendrës mbiveshkore) që vepron në metabolizëm, ekuilibrin e kripës (elektroliteve) dhe funksionin e indeve.

Metysolon përdoret në sëmundjet që kanë nevojë për trajtim sistemik me
glukokortikoidë. Sipas formës që shfaqen dhe shkallës së gravitetit, këtu bëjnë
pjesë p.sh.:

Sëmundje reumatike

− artrit reumatoid aktiv me formë të rëndë progresive, p.sh. format e shpejta destruktive ose format që nuk kanë prekur kyçet;
− artrit pa shkak të njohur tek të rinjtë (artrit idiopatik juvenil) me forma të rënda që prekin organet e brendshme (sindromi Still) ose me prekje të syrit që nuk kontrollohet me trajtim lokal (inflamacion i irisit dhe zonës përreth, iridociklit).

Sëmundje të bronkeve dhe të mushkërive

− astma bronkiale, rekomandohet njëkohësisht përdorimi i barnave bronkodilatatore;
− përkeqësim akut i sëmundjes obstruktive kronike, kohëzgjatja e rekomanduar e trajtimit deri në 10 ditë;
− sëmundje specifike të mushkërive, si: inflamacion akut i alveolave (alveolit), fibrozë pulmonare, trajtim afatgjatë i formave kronike të sarkoidozës në stadin II dhe III (marrje fryme, kollë dhe përkeqësim i vlerave të funksionit të mushkërisë).

Sëmundje të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes

- Forma të rënda progresive të etheve nga bari dhe rinitit alergjik, pasi terapia me
glukokortikoidë nazalë ka dështuar.

Sëmundje të lëkurës dhe mukozave

Sëmundje të lëkurës dhe mukozave, që për shkak të gravitetit të tyre dhe / ose përhapjes ose prekjes së organeve të brendshme, nuk mund të trajtohen në mënyrë të kënaqshme me glukokortikoidë lokalë. Këtu përfshihen:
− reaksione alergjike dhe reaksione të ngjashme me ato alergjike, reaksione alergjike të shoqëruara me infeksione: p.sh. urtikarie akute, reaksione të ngjashme me shokun (anafilaktike);
− sëmundje të rënda të lëkurës që e dëmtojnë pjesërisht atë, rash i shkaktuar nga barnat, eritemë eksudative multiforme, nekrolizë epidermale toksike (sindrom Lyell), eritema nodoze, ekzemë kontakti alergjike;
− inflamacion i enëve të gjakut (vaskulit), p.sh. vaskuliti alergjik, poliarteriti nodoz;
− sëmundje të sistemit imun (sëmundje autoimune): p.sh. dermatomiozit, sklerodermë sistemike (faza indurative), lupus eritematoz kronik diskoid dhe subakut kutan.

Sëmundje të gjakut / Sëmundje tumorale

− Sëmundje autoimune të gjakut: anemi për shkak të vetëshkatërrimit të eritrociteve (anemi hemolitike autoimune);
− parandalim dhe trajtim i të vjellave të shkaktuara nga kemoterapia në regjimet antiemetike (në kombinim me produkte të tjera mjekësore).

Sëmundje gastrointestinale

− Kolit ulçeroz;
− sëmundja Crohn.

Terapi zëvendësuese hormonale

Në rastin e funksionit të ulur të mbiveshkoreve ose në pamjaftueshmërinë e tyre, cilido qoftë shkaku (p.sh. sëmundja e Adisonit, sindroma adrenogenitale, heqja kirurgjikale e mbiveshkoreve, funksion i ulur i gjendrës së hipofizës) pas moshës së rritjes (barnat e zgjedhjes së parë janë hidrokortizoni dhekortizoni).

Metysolon 4 mg mund të përdoret gjithashtu:
− për të frenuar mbrojtjen e trupit (imunosupresion) pas transplantit, në kontekstin e terapive të kombinuara konvencionale,
− si një masë plotësuese në terapi me citostatikë ose radioterapi në skemat ekzistuese për terapi të kombinuar, terapi paliative (trajtim për lehtësimin e sëmundjes) dhe terapi antiemetike (trajtim kundër të vjellave).