Dermosolon

Preparatet Hormonale Sistemike
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Po
Jo
SA16886
Dermosolon
5 mg
Tableta
Prednizolon
Kuti x 20
Tableta - 5 mg Dermosolon përmban lëndën aktive prednizolon, e cila është një glukokortikoid (hormon i gjendrës mbiveshkore) që ndikon në me … Read more

Tableta - 5 mg

Dermosolon përmban lëndën aktive prednizolon, e cila është një glukokortikoid (hormon i gjendrës mbiveshkore) që ndikon në metabolizëm, në bilancin e kripërave (elektrolitëve) dhe në funksionimin e indeve.
Dermosolon 5 mg indikohet në sëmundjet që kërkojnë një terapi sistemike me glukokortikoidë.

Si terapi zëvendësuese e hormoneve në:
funksionin e dëmtuar ose pamjaftueshmëri e gjendrës mbiveshkore për shkaqe të
ndryshme (si p.sh. sëmundja Addison, sindroma adrenogenitale, heqja kirurgjikale e
gjendrës mbiveshkore, pamjaftueshmëri hipofizare), pasi ka kaluar mosha e rritjes
(në këto raste kortizoni dhe hidrokortizoni janë zgjedhja e parë)
gjendje stresi të shkaktuara nga përdorimi afatgjatë i kortikoidëve.

Çrregullime reumatike:
gjatë fazave aktive të inflamacionit vaskular:
poliarterit nodoz
arterit me qeliza gjigante, dhimbje dhe ngurtësi të muskujve (polimialgji reumatike)
inflamacion i arteries temporale (arterit), në humbjen akute të shikimit
jepen fillimisht doza sulmi glukokortikoidësh endovenë e më pas vazhdohet trajtimi kronik duke mbajtur nën kontroll sedimentimin e eritrociteve gjatë fazave aktive të sëmundjeve reumatike që prekin organet e brendshme: lupus eritematoz që prek organet e brendshme, dobësi dhe dhimbje e muskujve (polimiozit), inflamacion i kartilagos (polychondritis chronica atrophicans), çrregullime të indit lidhor (mikskolagjenoza)artriti reumatoid me zhvillim të shpejtë dhe të rëndë  si p.sh. forma shkatërruese të rikthyeshme ose ato që nuk prekin artikulacionet
sëmundje të tjera reumatike që prekin artikulacionet, nëse sëmundja për nga graviteti kërkon këtë lloj trajtimi dhe nëse disa barna për trajtimin e sëmundjeve reumatike (AIJS) nuk kanë dhënë efekt ose nuk mund të përdoren inflamacion i shtyllës kurrizore (spondiloartrit), inflamacion i shtyllës kurrizore (spondilit ankilozant) që prek dhe artikulacione të tjera si ato të krahëve dhe këmbëve, psoriazë që prek artikulacionet (artrit psoriatik), çrregullime gastrointestinale që shoqërohen me inflamacion të rëndë dhe prekin artikulacionet (artropati enteropatike)artrit që vjen si pasojë e një tjetër sëmundjeje ekzistuese inflamacion i artikulacioneve që vjen si pasojë e sarkoidozës artrit i rëndë që shfaqet pa shkaqe të dukshme tek adoleshentët (artriti juvenil idiopatik) dhe që prek organet e brendshme (sëmundja Still) ose që prek syrin (inflamacion i irisit dhe zonave përreth) dhe nuk i përgjigjet trajtimit lokal
inflamacion i zemrës në ethet reumatike, në rastet e rënda mbi 2-3 muaj.

Sëmundjet e bronkeve dhe të mushkërive:
astmë, në të njëjtën kohë rekomandohet ndjekja e një trajtimi bronkodilatator
përkeqësim akut të sëmundjeve ekzistuese kronike obstruktive të rrugëve të frymëmarrjes, kohëzgjatja e rekomanduar e trajtimit: deri në 10 ditë
disa sëmundje specifike të mushkërive si: inflamacioni akut i alveolave (alveolit), ngurtësim dhe rimodelim të indit të mushkërive (fibrozë pulmonare), si trajtim mbajtës i formave kronike të sarkoidozës në fazat II dhe III (që shoqërohen me dispne, kollë dhe pamjaftueshmëri të mushkërive)
si trajtim parandalues në sindromën e marrjes së frymës tek foshnjat e lindura para kohe
Sëmundje të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes:
forma të rënda të etheve nga bari dhe rinitit alergjik në rastet kur glukokortikoidët të
dhënë si spraj në hundë nuk kanë dhënë efekt
ngushtime akute të laringut ose trakesë: angioedemë, laringit obstruktiv (pseudo-krup)

Sëmundje të lëkurës:
sëmundje të lëkurës dhe membranave mukoze që për shkak të gravitetit dhe/ose përfshirjes së disa organeve nuk mund të trajtohen në mënyrë lokale me glukokortikoidë.
Këtu përfshihen:
reaksione alergjike dhe reaksione të ngjashme me to, reaksione alergjike të shoqëruara me infeksione: si p.sh. urtikaria akute, reaksione anafilaktoide sëmundje të rënda të lëkurës, që shkatërrojnë pjesërisht lëkurën, rash-i ndaj barnave, eritema eksudative multiforme, nekroliza epidermale toksike (sindroma Lyell), pustulosis acuta generalisata, eritema nodoze, dermatoza akute neutrofilike e shoqëruar me temperaturë (sindroma Sweet), dermatiti alergjik nga kontakti
rash-i: si p.sh. rash i shkaktuar nga një reaksion alergjik si dermatiti atopik ose dermatiti i kontaktit, rash i shkaktuar nga patogjenë (ekzema numulare)
sëmundje që shoqërohen me shfaqjen e pullave në lëkurë: si p.sh. sarkoidoza, inflamacioni i buzëve (keilit granulomatoz)
sëmundje të rënda që shoqërohen me shfaqjen e flluskave në lëkurë: si p.sh. pemfigus vulgaris, pemfigusi buloz, pemfigusi beninj i membranave mukoze, dermatoza IgA lineare
vaskuliti: si p.sh. vaskuliti alergjik, poliarteriti nodoz
çrregullime të sistemit imunitar (sëmundje autoimune) si p.sh. dermatomioziti, sklerodermia sistemike (në fazën e ngurtësimit), lupusi eritematoz diskoid kronik dhe subakut kutan
sëmundje të rënda të lëkurës gjatë periudhës së shtatzënisë: si p.sh. herpes gestationis, impetigo herpetiforme,
sëmundje të rënda të lëkurës që shoqërohen me eritemë, rrjepje, si p.sh. psoriaza pustulare, pityriasis rubra pilaris, grupi i parapsoriazave;
eritroderma, edhe e shoqëruar me sindromën Sezary
sëmundje të tjera të rënda: si p.sh. reaksioni Jarisch-Herxheimer ndaj penicilinës gjatë trajtimit të sifilizit, hemangioma kavernoze me zhvillim të shpejtë, sëmundja Behçet, pioderma gangrenoze, fasciiti eozinofilik, likeni planus ekzantematik, epidermioliza buloze e trashëguar.

Sëmundje të gjakut / sëmundje neoplazike sëmundje autoimune të gjakut:
anemia e shkaktuar nga shkatërrimi i rruazave të kuqe të gjakut nga vetë organizmi
(anemia hemolitike autoimune) purpura trombocitopenike idiopatike (sëmundja Werlhof), fazat akute të rënies së numrit të pllakëzave të gjakut (trombocitopenia intermitente)
sëmundje malinje si p.sh.:
leuçemia akute limfoblastike, sëmundja Hodgkin
limfoma jo-Hodgkin
leuçemia limfocitike kronike 
makroglobulinemia Waldenstrom
mieloma e shumëfishtë 
nivelet e larta të kalçiumit në gjak si pasojë e një sëmundjeje malinje ekzistuese
parandalimi dhe trajtimi i të vjellave si pasojë e kemioterapisë.
Shënim:
Dermosolon 5 mg mund të përdoret në fazat e avancuara të sëmundjeve malinje për lehtësimin e simptomave si: humbja e oreksit, humbja e peshës dhe dobësia e përgjithshme, pasi trajtime të tjera alternative nuk kanë patur sukses.

Sëmundje të sistemit nervor:
disa forma të paralizës (miastenia gravis), zgjedhja e parë është azatioprina, sindroma kronike Guillan-Barré, sindroma Tolosa-Hunt, polineuropatia si pasojë e gamopatisë monoklonale, skleroza e shumëfishtë (për zvogëlimin gradual të dozës pasi janë kryer perfuzione me doza të larta glukokortikoidësh për trajtimin e një ataku akut), disa forma epileptike tek foshnjet (konvulsionet BNS).

Forma progresive specifike të sëmundjeve infektive:
situata helmimesh në sëmundje të rënda infektive (në kombinim me antibiotikë / kemioterapi), si p.sh. meningiti tuberkular, forma të rënda të tuberkulozit pulmonar

Sëmundje të syve
sëmundje dhe proçese inflamatore që prekin syrin dhe orbitën e syrit: sëmundjet që prekin nervin optik (neuropati optike, si p.sh. arteriti me qeliza gjigante që vjen si pasojë e problemeve të qarkullimit të gjakut ose dëmtimeve), sindroma Behçet, sarkoidoza, orbitopatia endokrine, enjtja e dukshme e orbitës, reaksioni i flakjes së transplantit dhe disa sëmundje të koroidit si sëmundja Harada dhe oftalmia simpatike.
Në sëmundjet e mëposhtme, Dermosolon mund të jepet vetëm atëherë kur trajtimi lokal nuk ka qenë i efektshëm:
inflamacioni i pjesëve të ndryshme të syrit:
inflamacioni i dermës dhe indeve përreth, i kornesë ose i koroidit, inflamacioni kronik i dhomës përgjegjëse për formimin e ujit në sy, konjunktiviti alergjik, djegiet nga substanca alkaline, inflamacioni i kornesë që vjen si pasojë e një sëmundjeje autoimune ose sifilizit (në këtë rast është i nevojshëm një trajtim shtesë kundër patogjenit), inflamacioni i kornesë i shkaktuar nga Herpes simplex (vetëm në rastet kur sipërfaqja e kornesë nuk është e dëmtuar dhe nën kontroll oftalmologjik rigoroz).

Çrregullime gastrointestinale / sëmundje të mëlçisë:
kolit ulçeroz 
sëmundje e Krohnit 
sëmundje autoimune të mëlçisë (hepatiti autoimun)
korrozion i ezofagut

Sëmundje të veshkave:
sëmundje autoimune të veshkave: glomerulonefriti me ndryshime të vogla, glomerulonefriti ekstrakapilar proliferativ (glomerulonefriti me zhvillim të shpejtë) (Dozimi: doza sulmi zakonisht në kombinim me barna citostatikë), për zvogëlimin e dozës dhe përfundimin e trajtimit në sindromën Goodpasture, për vazhdimin e trajtimit afatgjatë të të gjitha formave të tjera
përhapje të indit lidhor në zonën midis veshkave dhe legenit pa një shkak të
përcaktuar (fibroza retroperitoneale).