Cutason

Preparatet Hormonale Sistemike
Shqipëri
Jo
Po
Jo
SA01688
Cutason
20 mg
Tableta
Prednizon
Kuti x 20
Tableta - 20 mg Cutason është një glukokortikoid (hormon i gjendrës mbiveshkore) që ndikon në metabolizëm, në bilancin e kripërave (elektrol … Read more

Tableta - 20 mg

Cutason është një glukokortikoid (hormon i gjendrës mbiveshkore) që ndikon në metabolizëm, në bilancin e kripërave (elektrolitëve) dhe në funksionimin e indeve.
Cutason indikohet në sëmundjet që kërkojnë një terapi sistemike me glukokortikoidë.

Si terapi zëvendësuese e hormoneve në:
● insufiçiencën e gjendrës mbiveshkore për shkaqe të ndryshme (si p.sh. sëmundja Addison, hiperplazia kongjenitale e gjendrësmbiveshkore, heqja kirurgjikale e gjendrës mbiveshkore,  insufiçienca hipofizare), pasi ka kaluar mosha e rritjes (në këto raste kortizoni dhe hidrokortizoni janë zgjedhja e parë);
● gjendje stresi të shkaktuara nga përdorimi afatgjatë i kortikoidëve.

Çrregullime reumatike:
● Gjatë fazave aktive të inflamacionit vaskular:
– poliarterit nodoz
– arterit me qeliza gjigante, dhimbje dhe ngurtësi të muskujve (polimialgji reumatike);
– inflamacion i arteries temporale (arterit)
– granulomatoza Wegener
– sindroma Churg-Strauss
● Gjatë fazave aktive të sëmundjeve reumatike që prekin organet e
brendshme:
– lupus eritematoz që prek organet e brendshme, dobësi dhe dhimbje e muskujve (polimiozit), inflamacion i kartilagos (polychondritis chronica atrophicans), çrregullime të indit lidhor (MCTD).
● Artriti reumatoid me zhvillim të shpejtë dhe të rëndë si p.sh. forma shkatërruese të rikthyeshme ose ato që nuk prekin artikulacionet.
● Sëmundje të tjera reumatike që prekin artikulacionet, nëse sëmundja për nga graviteti kërkon këtë lloj trajtimi dhe nëse disa barna për trajtimin e sëmundjeve reumatike (AIJS) nuk kanë dhënë efekt ose nuk mund të përdoren
– inflamacion i shtyllës kurrizore (spondiloartrit), inflamacion i shtyllës kurrizore (spondilit ankilozant) që prek dhe artikulacione të tjera si ato të krahëve dhe këmbëve, psoriazë që prek
artikulacionet (artrit psoriatik);
– çrregullime gastrointestinale që shoqërohen me inflamacion të rëndë dhe prekin artikulacionet (artropati enteropatike);
– artrit që vjen si pasojë e një tjetër sëmundjeje ekzistuese;
– inflamacion i artikulacioneve që vjen si pasojë e sarkoidozës;
– artrit i rëndë që shfaqet pa shkaqe të dukshme tek adoleshentët (artriti juvenil idiopatik) dhe që prek organet e brendshme (sëmundja Still) ose që prek syrin (inflamacion i irisit dhe zonave përreth) dhe nuk i përgjigjet trajtimit lokal;
– inflamacion i zemrës në ethet reumatike, në rastet e rënda mbi 2-3 muaj.

Sëmundjet e bronkeve dhe të mushkërive:
● astmë, në të njëjtën kohë rekomandohet ndjekja e një trajtimi bronkodilatator;
● përkeqësim akut të sëmundjeve ekzistuese kronike obstruktive të rrugëve të frymëmarrjes, 
● disa sëmundje specifike të mushkërive si inflamacioni akut i alveolave (alveolit), ngurtësim dhe rimodelim të indit të mushkërive (fibrozë pulmonare), BOOP, mund të kombinohet me barna imunosupresore, pneumoni eozinofilike kronike,
si trajtim mbajtës i formave kronike të sarkoidozës në fazat II dhe III (që shoqërohen me dispne, kollë dhe insufiçiencë të mushkërive)
● si trajtim parandalues në sindromën e ankthit të frymëmarrjes tek foshnjat e lindura para kohe 

Sëmundje të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes:
● forma të rënda të etheve nga bari dhe rinitit alergjik në rastet kur glukokortikoidët të dhënë si spraj në hundë nuk kanë dhënë efekt;
● ngushtime akute të laringut ose trakesë: angioedemë, laringit obstruktiv (pseudo-krup).

Sëmundje të lëkurës:
● Sëmundje të lëkurës dhe membranave mukoze që për shkak të gravitetit dhe/ose përfshirjes së disa organeve nuk mund të trajtohen në mënyrë lokale me glukokortikoidë; këtu përfshihen:
– reaksione alergjike dhe reaksione të ngjashme me to, reaksione alergjike të shoqëruara me infeksione: si p.sh. urtikaria akute, shoku anafilaktik;
– sëmundje të rënda të lëkurës, që shkatërrojnë pjesërisht lëkurën, rash-i ndaj barnave, eritema multiforme, nekroliza epidermale toksike (sindroma Lyell), pustulosis acuta generalisata, eritema nodoze, dermatoza akute neutrofilike e shoqëruar me temperaturë (sindroma Sweet), dermatiti alergjik nga kontakti;
– rash-i: si p.sh. rash i shkaktuar nga një reaksion alergjik si dermatiti atopik ose dermatiti i kontaktit, rash i shkaktuar nga patogjenë (ekzema numulare);
– sëmundje që shoqërohen me shfaqjen e pullave në lëkurë: si p.sh. sarkoidoza, inflamacioni i buzëve (granulomatous cheilitis Melkersson-Rosenthal)
● Sëmundje të rënda që shoqërohen me shfaqjen e flluskave në lëkurë: si p.sh. pemfigus vulgaris, pemfigus buloz, pemfigus beninj i membranave mukoze, dermatoza IgA lineare 
● Vaskuliti: si p.sh. vaskuliti alergjik, poliarteriti nodoz
● Çrregullime të sistemit imunitar (sëmundje autoimune si p.sh. dermatomioziti, sklerodermia sistemike (në fazën e ngurtësimit), lupusi eritematoz diskoid kronik dhe subakut kutan
● Sëmundje të lëkurës gjatë periudhës së shtatzënisë: si p.sh. Herpes gestationitis, impetigo herpetiforme;
● Sëmundje të rënda të lëkurës që shoqërohen me eritemë, rrjepje, si p.sh. psoriaza pustulare, pityriasis rubra pilaris, grupi i parapsoriazave
● Eritroderma, edhe e shoqëruar me sindromën Sezary;
● Sëmundje të tjera të rënda: si p.sh. reaksioni Jarisch-Herxheimer ndaj penicilinës gjatë trajtimit të sifilizit, hemangioma kavernoze me zhvillim të shpejtë, sëmundja Behçet, pioderma gangrenoze, fasciiti eozinofilik, likeni planus ekzantematik, epidermioliza buloze e trashëguar

Sëmundje të gjakut / sëmundje neoplazike
● Sëmundje autoimune të gjakut:
– anemia e shkaktuar nga shkatërrimi i rruazave të kuqe të gjakut nga vetë organizmi (anemia hemolitike autoimune)
– purpura trombocitopenike idiopatike (sëmundja Werlhof)
– fazat akute të rënies së numrit të pllakëzave të gjakut (trombocitopenia intermitente)
● Sëmundje malinje si:
– leuçemia akute limfoblastike;
– sëmundja Hodgkin;
– limfoma jo-Hodgkin;
– leuçemia limfatike kronike;
– makroglobulinemia Waldenstrom;
– mieloma e shumëfishtë;
– nivelet e larta të kalçiumit në gjak si pasojë e një sëmundjeje malinje
ekzistuese;
● Parandalimi dhe trajtimi i të vjellave si pasojë e kemioterapisë;
● Terapia paliative në sëmundjet malinje.

Shënim: Cutason 20 mg mund të përdoret në fazat e avancuara të
sëmundjeve malinje për lehtësimin e simptomave si: humbja e oreksit,
humbja e peshës dhe dobësia e përgjithshme, pasi trajtime të tjera
alternative nuk kanë patur sukses.

Sëmundje të sistemit nervor:
● disa forma të paralizës (myasthenia gravis), zgjedhja e parë është azatioprina;
● sindroma kronike Guillan-Barré;
● sindroma Tolosa-Hunt;
● polineuropatia si pasojë e gamopatisë monoklonale;
● skleroza e shumëfishtë (për zvogëlimin gradual të dozës pasi janë kryer perfuzione me doza të larta glukokortikoidësh për trajtimin e një ataku akut);
● disa forma epileptike tek foshnjet (krampet BNS).

Forma progresive specifike të sëmundjeve infektive:
● situata helmimesh në sëmundje të rënda infektive (në kombinim me antibiotikë / kemioterapi), si meningiti tuberkular, forma të rënda të tuberkulozit pulmonar.

Sëmundje të syve
● sëmundje dhe proçese inflamatore që prekin syrin dhe orbitën e syrit: sëmundjet që prekin nervin optik (neuropati optike, si p.sh. arteriti me qeliza gjigante që vjen si pasojë e problemeve të qarkullimit të gjakut ose dëmtimeve), sindroma Behçet, sarkoidoza, orbitopatia endokrine,
enjtja e dukshme e orbitës, reaksioni i flakjes së transplantit dhe disa sëmundje të koroidit si sëmundja Harada dhe oftalmia simpatike.

Në sëmundjet e mëposhtme, Cutason 20 mg mund të jepet vetëm
atëhere kur trajtimi lokal nuk ka qenë i efektshëm:
● inflamacioni i pjesëve të ndryshme të syrit: inflamacioni i dermës dhe indeve përreth, i kornesë ose i koroidit, inflamacioni kronik i dhomës përgjegjëse për formimin e ujit në sy, konjunktiviti alergjik, djegiet nga substanca alkaline, inflamacioni i kornesë që vjen si pasojë e një sëmundjeje autoimune ose sifilizit (në këtë rast është i nevojshëm një trajtim shtesë kundër patogjenit), inflamacioni i kornesë i shkaktuar nga Herpes simpleks (vetëm në rastet kur sipërfaqja e kornesë nuk është e dëmtuar dhe nën kontroll oftalmologjik rigoroz).

Çrregullime gastrointestinale / sëmundje të mëlçisë:
● kolit ulçeroz
● sëmundje e Krohnit
● sëmundje autoimune të mëlçisë (hepatiti autoimun)
● korrozion të ezofagut

Sëmundje të veshkave:
● sëmundje autoimune të veshkave: sëmundja Nil (glomerulonefriti me ndryshime të vogla), glomerulonefriti ekstrakapilar proliferativ (glomerulonefriti me zhvillim të shpejtë)