Tretësirë për injeksion - 1000 mg/10 ml (10%)
Klorur natriumi është një produkt farmaceutik që ka si lëndë aktive klorurin e natriumit. Kloruri i natriumit bën pjesë në grupin e madh të elektrolitëve. Ai është përdorur në menaxhimin dhe rregullimin e defiçitit të joneve të natriumit dhe klorit në kushtet e një humbjeje të madhe të kripërave. Tretësirat e kripërave të natriumit përdoren si burim i klorurit të natriumit dhe ujit për hidratim.
Një tretësirë1000 mg / 10 ml (10 %) është hiperosmotike.