Tretësirë për perfuzion – 5 %
Glukoza është një monosakarid, që e përdorur nga goja e sidomos me injeksion shërben si burim energjetik; ajo merr pjesë edhe në metabolizmin e yndyrnave dhe parandalon acidozën, duke rritur përmbajtjen e azotit të mëlçisë. Ky veprim i fundit është shfrytëzuar për parandalimin dhe trajtimin e helmimeve nga barnat me veprim helmues në mëlçi. Në mungesë të një sasie të mjaftueshme glukoze, sasia e yndyrnave që oksidohet rritet shumë dhe produktet e ndërmjetme, si: acidi hidroksibutirik dhe acidi acetoacetik grumbullohen në gjak, duke u bërë shkak për ketoacidozë.
Indikohet për zëvendësimin e lëngjeve dhe furnizimin e energjisë së nevojshme, për ushqimin parenteral të të sëmurëve rëndë, në hipoglicemi; në helmime me lëndë të ndryshme (barbiturate, morfinë, salicilate, përbërje të mërkurit).