Clopidolut

Gjaku dhe Organet e Homopojezës
Shqipëri
Jo
Po
Po
SA00060
Clopidolut
75 mg
Tableta të veshura me film
Klopidogrel
Kuti x 20
Tableta te veshura me film - 75 mg Clopidolut përmban lëndën vepruese klopidogrel, që bën pjesë në grupin e barnave antiagregante që ndikojn … Read more

Tableta te veshura me film - 75 mg

Clopidolut përmban lëndën vepruese klopidogrel, që bën pjesë në grupin e barnave antiagregante që ndikojnë në pllakëzat e gjakut. Pllakëzat janë qeliza të gjakut që agregohen së bashku gjatë koagulimit. Duke frenuar këtë agregim, barnat antiagregante, zvogëlojnë rrezikun e formimit të trombeve të gjakut (trombozës).
Clopidolut merret nga të rriturit për të parandaluar formimin e trombeve, veçanërisht në pjesët e ngurtësuara të mureve të enëve të gjakut, proçes që njihet si aterotrombozë dhe që mund të çojë në iktus, infarkt të miokardit dhe deri në vdekje.
Mjeku juaj mund ta japë këtë bar për të parandaluar formimin e trombeve në rast se:
● keni aterosklerozë të arterieve (ngurtësim i murit të enëve të gjakut);
● keni kaluar infarkt të miokardit, iktus ose keni një sëmundje të enëve periferike të gjakut;
● keni ndjerë dhimbje të fortë gjoksi (anginë e paqëndrueshme ose infarkt i miokardit); për trajtimin e këtyre sëmundjeve, mjeku juaj mund të ketë vendosur një “stent” në arterien e ngushtuar ose të bllokuar për të normalizuar qarkullimin e gjakut dhe mund t’ju ketë shtuar në terapi acidin acetilsalicilik (aspirinën), e pranishme në shumë barna për të ulur temperaturën, për të qetësuar dhimbjen, ashtu si dhe për të parandaluar formimin e trombeve;
● keni ritëm jo të rregullt të zemrës, gjendje që quhet ‘fibrilacion atrial’, dhe nuk mund të merrni barna të njohur si ‘antikoagulantë oralë’ (antagonistë të vitaminës K) të cilët parandalojnë formimin e trombeve të reja dhe rritjen e atyre ekzistuese. Mjeku duhet t’ju ketë thënë se ‘antikoagulantët oralë’ janë më efektivë se acidi acetilsalicilik ose kombinimi i Clopidolut dhe acidit acetilsalicilik për këtë situatë. Mjeku ju ka përshkruar Clopidolut bashkë me acid acetilsalicilik nëse nuk mund të merrni ‘antikoagulantë oralë’ dhe nuk keni risk për hemorragji madhore.