DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC

Sistemi i klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC) përdoret për klasifikimin e lëndëve aktive të barnave sipas organit ose sistemit në të cilën ato veprojnë si dhe veçorive terapeutike, farmakologjike dhe kimike të tyre.

Kodi ATC D: Dermatologjikët është një nga ndarjet e Sistemit të klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC), një sistem i kodeve alfanumerike i hartuar nga OBSH për klasifikimin e barnave dhe produkteve të tjera mjekësore.

Dermatologjikët

 Tretesire per perdorim te jashtem - 30 mg / ml

 

 

Krem - 5% / 15 g

Virzin ka si lëndë vepruese aciklovir, i cili është një frenues i replikimit të ADN virale duke interferuar me ADN-polimerazën. Dozat e Virzin që administrohen
lokalisht kanë një përthithje minimale. Acikloviri jashtëqitet nga veshkat me filtrim glomerular dhe sekretim tubular.

Virzin krem përdoret për trajtimin fillestar dhe rekurrent të infeksioneve Herpes simplex të lëkurës, labial dhe gjenital.

Tretesire per aplikim ne lekure - (2 mg + 20 mg) / g

Përbërësit aktivë të Volon A janë triamcinolon acetonidi dhe acidi salicilik. Triamcinolon acetonidi është kortikosteroid. Ai redukton veprimin e kimikateve në trup që shkaktojnë inflamacion, skuqje, dhe fryrje. Triamcinoloni i përdorur në rrugë topike indikohet për trajtimin e inflamacionit të shkaktuar nga një numër rastesh si reaksionet alergjike, ekzema, dhe psoriaza. Acidi salicilik ka efekte keratolitike.
Volon A indikohet në dermatozat hiperkeratolitike kronike dhe akute, përfshirë lezionet e skalpit dhe zonave të tjera të flokut që i përgjigjen terapisë me kortikosteroid dhe acid salicilik, të cilat përfshijnë ekzema të kontaktit, dermatit ekzematoz, dermatit seborreik, dermatit atopik (neurodermatit), lichen chronicus simplex, mycosis interdigitalis, psoriasis vulgaris.

Results 31 - 33 of 33