Mezyl Forte

Barnat Antiparazitare
Shqipëri
Jo
Po
Jo
SA16901
Mezyl Forte
500 mg
Tableta
Metronidazol
Kuti x 21
Tableta - 500 mg Mezyl Forte përmban lëndën aktive metronidazol. Metronidazoli, një rrjedhës sintetik i nitroimidazolit, vepron kundër mikroorg … Read more

Tableta - 500 mg

Mezyl Forte përmban lëndën aktive metronidazol. Metronidazoli, një rrjedhës sintetik i nitroimidazolit, vepron kundër mikroorganizmave anaerobe gram-pozitive dhe gram-negative (lloje të Bacteroides, përfshirë grupin bakteror të B. fragilis, lloje të Clostridium, lloje të Eubacterium, lloje të Peptococcus, lloje të Peptostreptococcus dhe kundër protozoarëve (Trichomonas vaginalis, Entamoeba histolytica dhe Giardia lamblia). Mekanizmi i veprimit të metronidazolit ende nuk është sqaruar plotësisht. Mendohet se metronidazoli frenon sintezën e ADN-së. Ai ushtron veprim baktericid.

Mezyl Forte përdoret në:
• mjekimin e infeksioneve të shkaktuara nga mikroorganizma anaerobe dhe të infeksioneve nga protozoarët;
• parandalimin e infeksioneve postoperatore të shkaktuara nga bakteret anaerobe, sidomos speciet e bakteroideve dhe të streptokokëve anaerobë;
• mjekimin e septicemisë, bakteremisë, peritonitit, absceseve të trurit, pneumonisë nekrotizuese, osteomielitit, sepsis puerperal, absceseve pelvike, celulitit pelvik dhe infeksioneve të plagëve
postoperatore, kur prej tyre janë izoluar mikroorganizma patogjene anaerobe, të ndjeshme; trikomoniazë urogjenitale në femra (vaginit trikomonal) dhe meshkuj; vaginozë bakterore (e
njohur edhe si vaginit jospecifik), vaginozë anaerobe ose vaginit nga Gardnerella;
• gingivit ulçeroz akut; ulçera të kërcirit, të infektuara nga mikroorganizma anaerobe;
• infeksione dentare akute (p.sh. perikoronit akut dhe infeksione apikale akute);
• të gjitha format e amebiazës (sëmundje intestinale dhe ekstraintestinale) dhe ato të bartësve josimptomatikë të cisteve;
• xhardiazë;
• çrrënjosjen e Helicobacter pylori, i kombinuar me barna të tjera.