Spiramicinë

Spiramicinë
SpiramicinëSpiramicinëSpiramicinëSpiramicinëSpiramicinë
Antiinfektivët e Përgjithshëm Sistemikë
Shqipëri
Jo
Po
Po
SA00358
Spiramicinë
750 000 UI
Tableta
Spiramicinë
Kuti x 30
Tableta - 750 000 UI Spiramicina është një antibiotik makrolid që ka përdorime të ngjashme me eritromicinën. Makrolidët janë baza të dobë … Read more

Tableta - 750 000 UI

Spiramicina është një antibiotik makrolid që ka përdorime të ngjashme me eritromicinën. Makrolidët janë baza të dobëta; veprimtaria e tyre rritet në pH alkalin. Makrolidët depërtojnë në lëngun pleural, lëngun ascitik, eksudatet e veshit të mesëm dhe në sputum. Kur meningjet janë të inflamuara, ata mund të hyjnë në lëngun trunoshpinor. Makrolidët përdoren në infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, urogjenitale, të aparatit tretës dhe të lëkurës e indeve të buta, sidomos në rastet kur antibiotikët beta-laktamikë ose tetraciklinat janë të kundërindikuar.

Spiramicine indikohet në:
• mjekimin e infeksioneve otorinolaringologjike, bronkopulmonare, stomatologjike, gjenitale (veçanërisht prostatike), kockore dhe të lëkurës;
• profilaksinë e meningjitit nga meningokokët;
• rastet kur rifampicina është e kundërindikuar;
• toksoplazmozën e grave të moshuara.