Tableta - 100 mg
Nitrofurantoina është një antibakterial i cili bën pjesë në grupin e nitrofuraneve. Mekanizmi i veprimit të nitrofurantoinës ende nuk është sqaruar. Ka të dhëna se kjo lëndë frenon një varg sistemesh enzimatike të baktereve dhe është vërtetuar se ajo ndërhyn në fazat e hershme të metabolizmit të karbohidrateve bakterore, duke frenuar acetilkoenzimën A. Nitrofurantoina vepron kundër një spektri të gjerë të mikrobeve të zakonshme patogjene të traktit urinar.
Shumica e shtameve të Escherichia coli janë të ndjeshme; po ashtu, një pjesë e mirë e shtameve të Klebsiella – Enterobacter janë të ndjeshme ndaj nitrofurantoinës.
Nitrofurantoine indikohet në profilaksinë dhe mjekimin e infeksioneve akute ose rekurrente e të pandërlikuara të rrugëve të poshtme urinare, si parësore apo edhe pas ndërhyrjeve kirurgjike. Nitrofurantoina indikohet veçanërisht për mjekimin e infeksioneve të shkaktuara nga shtame të ndjeshme të Escherichia coli, enterokokëve, stafilokokëve, Citrobacter, Klebsiella dhe Enterobacter. Shumica e shtameve të Proteus dhe Serratia janë rezistente. Të gjitha shtamet e Pseudomonas janë rezistente.