Mezyl

Mezyl
MezylMezylMezylMezyl
Antiinfektivët e Përgjithshëm Sistemikë
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Jo
Jo
SA00260
Mezyl
125 mg/5 ml - 120 ml
Suspension oral
Metronidazol benzoat
Kuti x shishe x 120 ml
Suspension oral 125 mg/5 ml Mezyl përmban lëndën vepruese metronidazol benzoat. Metronidazoli, një rrjedhës sintetik i nitroimidazolit, vepron k … Read more

Suspension oral 125 mg/5 ml

Mezyl përmban lëndën vepruese metronidazol benzoat. Metronidazoli, një rrjedhës sintetik i nitroimidazolit, vepron kundër mikroorganizmave anaerobe gram – pozitive dhe gram – negative (lloje të Bacteroides, përfshirë grupin bakteror të B.fragilis, lloje të Clostridium, lloje të Eubacterium, lloje të Peptococcus, lloje të Peptostreptococcus dhe kundër protozoarëve
(Trichomonas vaginalis, Entamoeba histolytica dhe Giardia lamblia). Mekanizmi i veprimit të metronidazolit ende nuk është sqaruar plotësisht. Mendohet se metronidazoli frenon sintezën e ADN-së. Ai ushron veprim baktericid.

Indikohet në:
▪ mjekimin e infeksioneve të shkaktuara nga mikroorganizma anaerobe dhe të infeksioneve nga protozoarët;
▪ parandalimin e infeksioneve postoperatore të shkaktuara nga bakteret anaerobe, sidomos speciet e bakteroideve dhe të streptokokëve anaerobë;
▪ mjekimin e septicemisë, bakteremisë, peritonitit, absceseve të trurit, pneumonisë nekrotizuese, osteomielitit, sepsis puerperal, absceseve pelvike, celulitit pelvik dhe infeksioneve të plagëve postoperatore, kur prej tyre janë izoluar mikroorganizma patogjene anaerobe, të ndjeshme; trikomoniazë urogjenitale në femra (vaginit trikomonal) dhe meshkuj; vaginozë bakterore
(e njohur edhe si vaginit jospecifik), vaginozë anaerobe ose vaginit nga Gardnerella;
▪ gingivit ulçeroz akut; ulçera të kërcirit dhe dekubituse të infektuara nga mikroorganizma anaerobe;
▪ infeksione dentare akute (p.sh. perikoronit akut dhe infeksione apikale akute);
▪ të gjitha format e amebiazës (sëmundje intestinale dhe ekstraintestinale) dhe ato të bartësve josimptomatikë të cisteve;
▪ xhiardiazë;
▪ çrrënjosjen e Helicobacter pylori, në kombinim me barna të tjera.