Tetracycline

Antiinfektivët e Përgjithshëm Sistemikë
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Po
Jo
SA16899
Tetracycline
250 mg
Kapsula
Tetracikline klorhidrat
Kuti x 60
Kapsula - 250 mg Tetracycline përmban lëndën aktive tetraciklinë klorhidrat, e cila është një antibiotik, që vepron duke eliminuar baktere tà … Read more

Kapsula - 250 mg

Tetracycline përmban lëndën aktive tetraciklinë klorhidrat, e cila është një antibiotik, që vepron duke eliminuar baktere të ndryshme, të cilat shkaktojnë infeksione si:
• infeksione të traktit respirator si pneumonia dhe bronkiti;
• infeksione të traktit urinar;
• infeksione pas ndërhyrjeve kirurgjikale si osteomieliti, infeksione të indeve të buta;
• infeksione të zorrës si diarre infektive dhe sindroma e diarresë akute dhe subakute;
• infeksione të zemrës, akute dhe subakute;
• infeksione të trurit (meningjiti cerebrospinal epidemik dhe meningjiti purulent);
• brucelozë (një infeksion bakteror që shoqërohet me: temperaturë, djersitje, humbje peshe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh);
• rikeciozë (një infeksion që zakonisht shfaqet me: temperaturë, dhimbje koke, parehati, inflamacion të enëve të vogla të gjakut dhe shpesh shfaqet me një erupsion të lëkurës);
• infeksione të veshit, të hundës, fytit (otit, sinuzit, tonsilit, mastoidit);
• infeksione të syve, për shembull: infeksionet e qepallës (blefarit), konjunktivit, infeksion i membranës që mbulon syrin dhe qepallën e syrit nga brenda, infeksionet e kornesë, pjesa e përparme transparente e syrit, e shkaktuar nga një bakter i veçantë (trakoma);
• infeksione të sistemit riprodhues femëror, për shembull: infeksionet e mitrës (metrit, cervicit), të vezoreve dhe tubave (adneksit), dhe të vaginës (vulvovaginit);
• infeksione bakteriale të lëkurës, të lokalizuara (furunkulozë) ose të shpërndara (p.sh. impetigo: infeksionet që shfaqen me flluska me qelb në lëkurë).
Njoftoni mjekun tuaj nëse ju nuk ndiheni mirë ose ndiheni më keq.