Neocil

Antiinfektivët e Përgjithshëm Sistemikë
Shqipëri
Jo
Po
Jo
SA16926
Neocil
100 mg / 10 ml
Koncentrat për tretësirë për perfuzion
Ciprofloksacine
Kuti x 5 ampula x 10 ml
Koncentrat për tretësirë për perfuzion - 100 mg / 10 ml Neocil përmban si lëndë aktive ciprofloksacinë (si laktat). Ciprofloksacina është n … Read more

Koncentrat për tretësirë për perfuzion - 100 mg / 10 ml

Neocil përmban si lëndë aktive ciprofloksacinë (si laktat). Ciprofloksacina është një antibiotik, i cili bën pjesë në familjen e fluorokinoloneve. Ciprofloksacina vepron duke vrarë bakteret, të cilat shkaktojnë infeksione. Vepron vetëm ndaj shtameve specifike të baktereve.

Të rriturit
Neocil përdoret në të rritur për të trajtuar infeksionet bakteriale të mëposhtme:
● infeksione të traktit respirator;
● infeksione të veshit ose sinuseve që kanë zgjatur shumë në kohë ose janë
të përsëritura;
● infeksione të traktit urinar;
● infeksione të traktit gjenital te meshkujt dhe femrat;
● infeksione të traktit gastro-intestinal dhe infeksione intra-abdominale;
● infeksione të lëkurës dhe indeve të buta;
● infeksione të kockave dhe kyçeve;
● ekspozimi ndaj antraksit inhalator.
Ciprofloksacina mund të përdoret në menaxhimin e pacientëve me numër të ulët të qelizave të bardha të gjakut (neutropeni) të cilët kanë ethe që dyshohet të jetë shkaktuar nga infeksioni bakterial. Në qoftë se keni një infeksion të rëndë ose një infeksion që është shkaktuar nga më shumë se një lloj bakteri, mund t’ju jepet trajtim shtesë me antibiotiksë bashku me Neocil.

Fëmijët dhe adoleshentët
Neocil përdoret në fëmijë dhe adoleshentë, nën mbikqyrjen mjekësore, për trajtimin e infeksioneve bakteriale të mëposhtme:
● infeksione të mushkërive dhe bronkiale në fëmijë dhe adoleshentë që
vuajnë nga fibroza cistike;
● infeksione të ndërlikuara të traktit urinar, duke përfshirë infeksionet që kanë
prekur veshkat (pielonefrit);
● ekspozimi ndaj antraksit inhalator.
Neocil mund të përdoret gjithashtu për të trajtuar infeksione të tjera të rënda specifike në fëmijë dhe adoleshentë, kur mjeku e shikon të nevojshme.