DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC Rimbursimi

Lista e barnave të rimbursuara,është një pjesë e rëndësishme e paketave të shërbimit që mbulon Fondi I Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për popullatën. Lista e barnave të rimbursueshme ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për të gjithë pacientët e në mënyrë të posaçme për shtresat në nevojë. Në këtë këndvështrim, FSDKSH synon përmes listës së re të barnave, te shtojë vëmendjen drejt kategorive si pensionistët dhe pacintët që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Në hartimin e listës së barnave janë marrë parasysh disa kritere shkencore, duke i dhënë prioritet barnave të cilat përdoren për sëmundje të rënda; sëmundje me rrezikshmëri të lartë për jetën; sëmundje që shkaktojnë invaliditet; sëmundje që kanë rrezikshmëri përhapje në shoqëri; sëmundje që shkaktojnë shumë vuajtje si dhe sëmundje kronike që kërkojnë mjekim të zgjatur.

Sistemi Nervor - Të Rimbursueshme

Tableta te veshura me film - 10 mg

 

Tableta - 0.5 mg

 Alzolax përmban alprazolam, i cili i përket një grupi barnash të quajtur benzodiazepina.

Indikohet për:
● trajtimin afatshkurtër të çrregullimeve të ankthit;
● trajtimin e atakeve të panikut.

Tableta - 100 mg

Amantadina është një agonist i dobët i dopaminës, me efekte modeste antiparkinsonike.
Mekanizmi i saktë i veprimit të saj është ende i pasqaruar, por mendohet se ajo ndihmon në lirimin e dopaminës nga mbaresat dopaminergjike të paprekura, të cilat ndodhen në substantia nigra të të sëmurëve parkinsonikë. Amantadina është më pak e efektshme se levodopa në mjekimin e parkinsonizmit, por pak më e efektshme se barnat antikolinergjike. Ajo përmirëson
bradikinezinë, ngurtësinë muskulare dhe dridhjet, por me kalimin e kohës zhvillohet tolerancë ndaj efekteve të saj. Ky bar ushtron veprim antiviral kundër virusit të gripit të tipit A2
Indikohet në:
- sëmundjen e Parkinsonit;
- sindrom dhe reaksione ekstrapiramidale të shkaktuara nga barnat;
- parkinsonizëm pasencefalik;
- parkinsonizëm arteriosklerotik;
- parkinsonizëm simptomatik pas traumave të sistemit nervor prej helmimeve nga monoksidi i karbonit.
Zakonisht kombinohet edhe me barna të tjera antiparkinsonike.

- indikohet edhe për profilaksinë dhe mjekimin e infeksioneve të shkaktuara nga virusi i gripit të tipit A2, por është e paefektshme për parandalimin e infeksioneve të shkaktuara nga
tipat e tjerë të virusit;

- indikohet edhe në trajtimin e herpes zoster.

Tableta te veshura me film - 25 mg

Amiptyl është një antidepresiv triciklik, që ka një strukturë me tre unaza. Ai frenon rikapjen neuronale të noradrenalinës dhe të serotoninës (5-HT) në sistemin nervor qendror. Frenimi i rikapjes së këtyre monoamino-neurotransmetuesve, të cilët fuqizojnë veprimin e
amitriptilinës në tru, duket se ka lidhje me aktivitetin e saj antidepresiv. Ndërkohë që efekti sedativ dhe efekte të tjera anësore të amitriptilinës vërehen që në fillim të trajtimit, efekti antidepresiv vihet re vetëm pas disa javëve.

Tabletat e veshura me film Amiptyl përdoren për:
● Depresion tek të rriturit (episodet madhore depresive);
● Dhimbje neuropatike tek të rriturit;
● Parandalimin e dhimbjeve kronike të kokës nga tensioni tek të rriturit;
● Parandalimin e migrenës tek të rriturit;
● Urinimin në krevat gjatë natës (Enurezë nokturne) tek fëmijët mbi 6 vjeç, vetëm në rastet kur përjashtohen patologjitë organike, si spina bifida dhe çrregullimet e lidhura me to dhe kur nuk ka patur asnjë përmirësim ndaj të gjitha trajtimeve të tjera me ose pa barna, duke përfshirë relaksuesit e muskujve dhe desmopresinën; Amiptyl duhet të përshkruhet vetëm nga mjekë të specializuar për trajtimin e pacientëve që bëjnë urinim të vazhdueshëm në krevat gjatë natës.

Drazhe - 25mg

Amitriptilina është një antidepresiv triciklik që ka një strukturë metre unaza. Ajo frenon rikapjen neuronale të noradrenalinës nësistemin nervor qendror dhe të serotoninës (5 - HT). Frenimi i
rikapjes së këtyre monoamino-neurotransmetuesve, të cilët potencojnë veprimin e amitriptilinës në tru, duket se ka lidhje me aktivitetin e saj antidepresiv. Ndërkohë që efekti sedativ dhe efekte të tjera të padëshirueshme të amitriptilinës vërehen që në fillim të trajtimit, efekti antidepresiv vihet re vetëm pas disa javëve.
Drazhetë Amitriptiline përdoren:
• në të gjitha gjendjet depresive si: melankoli, psikoza maniako-depresive, depresione neurotike, depresione gjatë psikozave jomelankolike, ankth, pakënaqësi për jetën, shmangie nga jeta familjare e shoqëria, ulje e rendimentit profesional, prishje e ekuilibrit neurovegjetativ, çrregullime psikosomatike dhe shfaqje hipokondrike;
• në enurezë (kur përjashtohet patologjia organike).

Tretësirë për injeksion – 1000 mg / 2 ml

Tableta - 5 mg

Diazepam është një lëndë benzodiazepinike me veprim të zgjatur. Ai ushtron veprim anksiolitik, hipnosedativ (gjumësjellës e qetësues), miorelaksues dhe antikonvulsiv nëpërmjet receptorëve specifikë benzodiazepinikë, pjesa dërrmuese e të cilëve ndodhen në sistemin limbik, hipotalamus, trurin e vogël dhe në corpus striatum. Këta receptorë dhe receptorët e acidit gama aminobutirik (GABA) formojnë një njësi anatomike dhe funksionore. Pasi diazepami të jetë lidhur me një receptor, atëherë fuqizohet transmetimi i GABAs dhe frenimi i sistemit nervor qendror. Pasojat manifestohen me një veprim antikonvulsiv dhe miorelaksues. Veprimi nxitës i neurotransmetuesve serotoninë, noradrenalinë dhe acetilkolinë zvogëlohet, për shkak të rritjes së veprimtarisë së GABA dhe për rrjedhojë fuqizohet veprimi anksiolitik, gjumësjellës dhe qetësues i diazepamit.
Diazepam përdoret si më poshtë:
- Tabletat: Gjendje ankthi, pagjumësi, spazma muskulore, sindromi akut i abstinencës nga alkooli.
- Tretësira për injeksion: Gjendje të rënda ankthi, simptoma të sindromit akut të abstinencës nga alkooli (delirium tremens), status epilepticus, spazma muskulore, tetani, paramjekim në anestezi.

Tretësirë për injeksion - (0.5%) 10 mg/2 ml

Diazepam është një lëndë benzodiazepinike me veprim të zgjatur. Ai ushtron veprim anksiolitik, hipnosedativ (gjumësjellës e qetësues), miorelaksues dhe antikonvulsiv nëpërmjet receptorëve specifikë benzodiazepinikë, pjesa dërrmuese e të cilëve ndodhen në sistemin limbik, hipotalamus, trurin e vogël dhe në corpus striatum. Këta receptorë dhe receptorët e acidit gama aminobutirik (GABA) formojnë një njësi anatomike dhe funksionore. Pasi diazepami të jetë lidhur me një receptor, atëherë fuqizohet transmetimi i GABAs dhe frenimi i sistemit nervor qendror. Pasojat manifestohen me një veprim antikonvulsiv dhe miorelaksues. Veprimi nxitës i neurotransmetuesve serotoninë, noradrenalinë dhe acetilkolinë zvogëlohet, për shkak të rritjes së veprimtarisë së GABA dhe për rrjedhojë fuqizohet veprimi anksiolitik, gjumësjellës dhe qetësues i diazepamit.
Diazepam përdoret si më poshtë:
- Tabletat: Gjendje ankthi, pagjumësi, spazma muskulore, sindromi akut i abstinencës nga alkooli.
- Tretësira për injeksion: Gjendje të rënda ankthi, simptoma të sindromit akut të abstinencës nga alkooli (delirium tremens), status epilepticus, spazma muskulore, tetani, paramjekim në anestezi.

 

Kapsula te forta - 20 mg

Kapsulat Flexal 20 mg përmbajnë lëndën aktive fluoksetinë, e cila bën pjesë në grupin e barnave që quhen antidepresivë frenues selektivë të rikapjes së serotoninës.

Ky bar përdoret për trajtimin e gjendjeve të mëposhtme:
Të rriturit:
● Episode madhore depresive
● Çrregullimi obsesivo-kompulsiv
● Bulimia nervore: Flexal përdoret së bashku me psikoterapinë për të zvogëluar ndjesinë e urisë dhe spastrimit.
Fëmijët dhe adoleshentët 8 vjeç ose më shumë:
Çrregullim madhor depresiv mesatar ose i rëndë, nëse gjendja depresive nuk i përgjigjet terapisë psikologjike pas 4 - 6 seancash. Flexal duhet t’i jepet fëmijëve ose adoleshentëve me çrregullim madhor depresiv vetëm në kombinim me terapi psikologjike. 

Tretësirë me pika për gojë 2 mg/ml

Haloperidol i përket një grupi të barnave të quajtur "antipsikotikë".
Haloperidol përdoret tek të rriturit, adoleshentët dhe fëmijët për sëmundje që ndikojnë në mënyrën si mendoni, ndiheni ose silleni. Këto përfshijnë probleme të shëndetit mendor (siç është skizofrenia dhe çrregullimi bipolar) dhe probleme të sjelljes.
Këto sëmundje mund t'ju bëjnë të:
● ndiheni të hutuar (delir);
● shihni, dëgjoni, ndjeni ose nuhatni gjëra që nuk janë aty (haluçinacione);
● besoni gjëra që nuk janë të vërteta (deluzione);
● ndiheni jashtëzakonisht dyshues (paranoja);
● ndiheni shumë të eksituar, të axhituar, entuziastë, impulsivë ose hiperaktivë;
● ndiheni shumë agresivë, armiqësorë ose të dhunshëm.
Tek adoleshentët dhe fëmijët, Haloperidol përdoret për të trajtuar skizofreninë për pacientët e moshës nga 13 deri në 17 vjeç, dhe për të trajtuar problemet e sjelljes për pacientët e moshës nga 6 deri në 17 vjeç.
Haloperidol përdoret gjithashtu:
● tek adoleshentët dhe fëmijët e moshës 10 deri në 17 vjeç dhe tek të rriturit që bëjnë lëvizje ose tinguj që nuk mund t’i kontrollojnë (tike), p.sh. në sindromën Tourette të rënduar;
● tek të rriturit për të ndihmuar kontrollin e lëvizjeve në sëmundjen e Huntington.
Haloperidol përdoret ndonjëherë kur barnat ose trajtimet e tjera nuk kanë funksionuar ose kanë shkaktuar efekte anësore të papranueshme.

Drazhe – 25 mg

Imipramine bën pjesë në grupin e barnave antidepresivë triciklikë. Këto barna ndryshojnë nivelin kimik të neurotransmetuesve në tru dhe lehtësojnë simptomat e depresionit.

Drazhetë Imipramine 25 mg përdoren në:
• trajtimin e simptomave të depresionit;
• enurezën nokturne (urinimi natën) tek fëmijët.

 Tablet - 200 mg 

Supozitore - 125 mg

 

Supozitore - 250 mg  

Drazhe - 100 mg

Klorpromazine është i pari antipsikotik i futur në praktikë dhe përfaqëson prototipin e fenotiazinave alifatike. Klorpromazine ushtron një varg veprimesh, duke filluar nga veprimet deprimuese në sistemin nervor qendror, veprimin bllokues alfa-adrenergjik dhe një veprim të dobët antimuskarinik. Klorpromazine është një frenuese e dopaminës dhe nxit çlirimin e prolaktinës. Ka të dhëna që antagonizmi i funksionit dopaminergjik qendror, sidomos i receptorit
D2-dopaminergjik ka lidhje me efektin terapeutik në gjendje psikotike.
Klorpromazine ka veti qetësuese, por të sëmurëve zakonisht ju shfaqet shpejt tolerancë ndaj këtij efekti. Ajo ka veti antiemetike, bllokuese të serotoninës dhe veti të dobëta antihistaminike dhe gangliobllokuese. Klorpromazine frenon qendrën e rregullimit të temperaturës, kështu që të sëmurët kanë prirje që të fitojnë temperaturën e mjedisit që i rrethon; ajo mund ta lëshojë muskulaturën e skeletit.
Drazhetë dhe tretësira për injeksion Klorpromazine dhe përdoren:
● në skizofreninë akute dhe kronike tek të rriturit dhe tek fëmijët;
● për të reduktuar maninë akute dhe në shqetësimet bipolare;
● në kontrollin e sjelljeve të dhunshme dhe të axhituara tek të rriturit dhe tek fëmijët dhe ndonjëherë edhe tek ata që kanë shqetësime psikiatrike;
● tek fëmijët autikë;
● si zëvendësuese në trajtimin për kohë të shkurtër të ankthit të rëndë dhe për të reduktuar ankthin pre-operator tek të rriturit dhe tek fëmijët;
● si një antiemetik në disa forma të nauzesë dhe të të vjellave tek të rriturit dhe tek fëmijët, por ajo është joefektive në sëmundjen e udhëtimit;
● në qetësimin e lemzës persistente;
● si terapi shtesë në trajtimin e tetanozit tek të rriturit dhe tek fëmijët dhe për të kontrolluar simptomat në porfirinë akute intermitente;
● për induktimin e hipotermisë;
● në kirurgji – përgatitje për anestezi, profilaksi dhe mjekimin e gjendjeve të shokut;
● në obstetrikë - analgjezi obstetrike, eklampsi.

Results 1 - 15 of 31