DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC Rimbursimi

Lista e barnave të rimbursuara,është një pjesë e rëndësishme e paketave të shërbimit që mbulon Fondi I Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për popullatën. Lista e barnave të rimbursueshme ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për të gjithë pacientët e në mënyrë të posaçme për shtresat në nevojë. Në këtë këndvështrim, FSDKSH synon përmes listës së re të barnave, te shtojë vëmendjen drejt kategorive si pensionistët dhe pacintët që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Në hartimin e listës së barnave janë marrë parasysh disa kritere shkencore, duke i dhënë prioritet barnave të cilat përdoren për sëmundje të rënda; sëmundje me rrezikshmëri të lartë për jetën; sëmundje që shkaktojnë invaliditet; sëmundje që kanë rrezikshmëri përhapje në shoqëri; sëmundje që shkaktojnë shumë vuajtje si dhe sëmundje kronike që kërkojnë mjekim të zgjatur.

Organet e Shqisave - Të Rimbursueshme

Tretësirë me pika për sy 1% - 10 ml

Pomadë për sy – (0.05% + 0.5%) - 3.5 g

Dexa – Neo përmban si lëndë aktive deksametazon natrium fosfat dhe neomicin sulfat. Deksametazon natrium fosfati është një glukokortikoid sintetik, analog i glukokortikoideve natyrore me veti të fuqishme antiinflamatore dhe antialergjike.
Neomicina është antibiotik me spektër të gjerë, me veprim baktericid ndaj mikroorganizmave gram pozitive dhe gram negative. Neomicin sulfati është antibiotik i grupit të aminoglikozidëve, veprues ndaj agjentëve patogjenë më të zakonshëm të syrit si Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Haemophylus influenzae, speciet e Klebsiella / Enterobakter dhe speciet e tipit Neisseria.
Dexa – Neo përdoret në:
– gjendjet inflamatore në sy në të cilat nevojitet antiinflamatori steroid dhe ekziston infeksioni bakterial shoqërues ose rreziku për të;
– inflamacionet palpebrale dhe bulbare të konjunktivës, kornesë, segmentit anterior të globit të syrit, kur rreziku i përdorimit të steroidëve është më i vogël dhe i pranueshëm në raport me përfitimin nga zvogëlimi i edemës dhe inflamacionit;
– uveitet kronike anteriore dhe dëmtimet korneale nga lëndët kimike, radiacionet, djegiet termike dhe penetrimi i trupave të huaj;
– gjendjet kur rreziku për infeksione është i lartë.

Tretësirë me pika për sy 0.3 %

Gentakol është një produkt farmaceutik, që përmban lëndën aktive gentamicinë sulfat. Gentamicina është një antibiotik aminoglikozidik, veçanërisht aktiv kundër bacileve aerobe gram-negativë, sidomos Escherichia coli, Proteus, Klebsiella, Serratia, Enterobacter dhe Citrobacter. Gentamicina nuk vepron kundër baktereve anaerobë.
Tretësira me pika për sy Gentakol përdoret për mjekimin e infeksioneve bakteriale të syrit të shkaktuara nga mikroorganizma gram-pozitivë dhe gram-negativë si:
konjunktiviti infektiv, keratiti, blefariti.

Përdoret edhe për profilaksi para dhe pas kirurgjisë.

Tretësirë me pika për sy - 20 mg/1 ml - 10 ml

Pika për sy, tretësirë – 0.5 %

Timololi bën pjesë në grupin e beta-bllokuesve jopërzgjedhës. Pas pikimit të tretësirës në sy, timololi ul presionin normal dhe të rritur të syrit. Ulja e presionit intraokular ka lidhje me zvogëlimin e sintezës së lëngut ujor të syrit në trupin ciliar. Timololi, në ndryshim nga barnat miotike, nuk ndikon në përmasat e pupilës.

Pikat për sy Timolol indikohen për uljen e presionit të rritur intraokular, në gjendje të ndryshme, si: në të sëmurët me hipertension të syrit, në të sëmurët me glaukomë kronike me kënd të hapur, përfshirë të sëmurët afakikë, në disa të sëmurë me glaukomë dytësore, indikohet edhe si mjekim shoqërues në glaukomën e fëmijëve që nuk mjekohet mirë nga barnat e tjera kundër glaukomës.

Pomadë për sy – 0.3 %

Results 1 - 6 of 6