DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC Rimbursimi

Lista e barnave të rimbursuara,është një pjesë e rëndësishme e paketave të shërbimit që mbulon Fondi I Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për popullatën. Lista e barnave të rimbursueshme ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për të gjithë pacientët e në mënyrë të posaçme për shtresat në nevojë. Në këtë këndvështrim, FSDKSH synon përmes listës së re të barnave, te shtojë vëmendjen drejt kategorive si pensionistët dhe pacintët që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Në hartimin e listës së barnave janë marrë parasysh disa kritere shkencore, duke i dhënë prioritet barnave të cilat përdoren për sëmundje të rënda; sëmundje me rrezikshmëri të lartë për jetën; sëmundje që shkaktojnë invaliditet; sëmundje që kanë rrezikshmëri përhapje në shoqëri; sëmundje që shkaktojnë shumë vuajtje si dhe sëmundje kronike që kërkojnë mjekim të zgjatur.

Sistemi Urogjenital Dhe Hormonet Seksuale - Të Rimbursueshme

Tableta - 2 mg

Flotrin Pro permban lenden aktive Terazosin, e cila i perket nje grupi barnash ( bllokuesit e alfa-1 receptoreve ), qe lehtesojne simptomat e hipertrofise beninje te prostates dhe te zbrasjes se fshikezes.

Flotrin Pro perdoret per trajtimin e:

- shqetesimeve ( simpomave klinike ) te hipertrofise beninje te prostates dhe te zbrasjes se fshikezes.

Tableta - 5 mg

Flotrin Uro i përket një grupi barnash (bllokuesit e alfa 1 - receptorëve), të cilët lehtësojnë simptomat e hipertrofisë beninje të prostatës dhe të zbrazjes së fshikëzës.
Flotrin Uro përdoret për trajtimin e:
– shqetësimeve (simptomave klinike) të hipertrofisë beninje të prostatës (HBP) dhe zbrazjes së fshikëzës.

Ovula - 150 mg

Ovulat Melioeko përmbajnë si lëndë aktive ekonazol nitrat, i cili është një derivat i imidazolit me veprim antimykotik. Ai vepron mbi: Candida albicans, Candida glabrata, Candida tropicalis, Candida paropsilosis, Candida pseudo-tropicalis, Candida krusei, Candida stellatoidea, Trichophyton rubrum, Trichophyton mentagrophytes. Ekonazoli fiksohet në mënyrë selektive mbi citokromet P-450 dhe pengon sintezën e membranës. Rastet e rezistencës janë të rralla.
Përthithja e ekonazolit nitrat është e vogël kur ai përdoret në lëkurë ose në vaginë. Pas aplikimeve të përsëritura, përthithja sistemike e lëndës aktive nga mukoza vaginale është rreth 1%. Kjo përqindje e ulët nuk jep probleme në shpërndarje, metabolizëm e eleminim.

Melioeko indikohet në trajtimin e vaginitit të shkaktuar nga Candida albicans dhe myqe të tjerë.

Ovula - 200 mg + 500 mg + 660 000 IU + 15 mg

Meliora përmban si lëndë aktive kloramfenikol, metronidazol, nistatin dhe hidrokortizon acetat. Meliora përdoret për të trajtuar ose parandaluar infeksionet vaginale dhe të qafës së mitrës të
shkaktuar nga disa mikroorganizma të caktuar.

Indikimet:
● trajtimi i vaginitit dhe inflamacionit të qafës së mitrës të shkaktuar nga bakteret aerobe dhe anaerobe (përfshirë Clostridium spp) si dhe nga mikroorganizmat Gram-pozitivë ose Gram-negativë;
● trajtimi i vaginitit dhe inflamacionit të qafës së mitrës, të shkaktuar nga Trichomonas vaginalis në kombinim me lloje të tjerë mikroorganizmash;
● trajtimi i vaginitit dhe inflamacionit të qafës së mitrës, të shkaktuar nga Mycoplasma spp ose Chlamydia spp të shoqëruara me mikroorganizma të tjerë;
● trajtimi i vaginitit mykotik të shkaktuar nga Candida në kombinim me lloje të tjerë mikroorganizmash;
● trajtimi i vaginitit të përzier, të shkaktuar nga Trichomonas vaginalis, Candida spp dhe Mycoplasma spp ose Chlamydia spp;
● parandalimi i vaginitit dhe inflamacionit të qafës së mitrës në gratë, të cilat janë duke iu nënshtruar një terapie me imunosupresivë, kortikosteroidë ose kemoterapi dhe në gratë të cilat janë duke iu nënshtruar radioterapisë;
● parandalimi i vaginitit dhe inflamacionit të qafës së mitrës në pacientet të cilat do t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale ose diagnostikuese në zonën gjenitale (histerosalpingografi, kirurgji e tubave, biopsi e endometrit etj.);
● trajtimi i florës patogjene përpara se të merret materiali për PAPtest, për të qartësuar fushën e mikroskopit duke përmirësuar interpretimin e PAP - testit.
Meliora – ovula indikohet të përdoret tek femrat e rritura. Në qoftë se është e nevojshme, mund të administrohet edhe tek adoleshentet.

Ovula - 500 mg

Ovulat Meliozol përmbajnë lëndën vepruese metronidazol. Metronidazoli, një rrjedhës sintetik i
nitroimidazolit, vepron kundër mikroorganizmave anaerobe gram – pozitive dhe gram – negative (lloje të Bacteroides, përfshirë grupin bakteror të B.fragilis, lloje të Clostridium, lloje të Eubacterium, lloje të Peptococcus, lloje të Peptostreptococcus dhe kundër protozoarëve (Trichomonas vaginalis, Entamoeba histolytica dhe Giardia lamblia). Mekanizmi i veprimit
të metronidazolit ende nuk është sqaruar plotësisht. Mendohet se metronidazoli frenon sintezën e ADN-së. Ai ushtron veprim baktericid.

Ovulat Meliozol përdoren në:
● trikomoniazën urogenitale femërore (Trichomonas vaginalis);
● vaginozë bakteriale (njohur ndryshe si vaginit jospecifik, vaginozë anaerobike ose vaginiti
Gardnerella).

Tretësirë për injeksion - (2.5%) 25 mg/ 1 ml

Progesteroni sekretohet nga trupi i verdhë i vezoreve gjatë fazës së dytë të ciklit menstrual (faza luteale), si dhe nga placenta gjatë shtatzënisë. LH stimulon sekretimin e këtij hormoni nëpërmjet AMPc. Në fund të ciklit, ulja e menjëhershme e sekretimit të progesteronit shkakton menstruacionet. Progesteroni është i nevojshëm për mbajtjen e shtatzënisë. Nën veprimin e progesteronit, temperatura e trupit rritet me rreth 0.5°C. Progesteroni vepron në zhvillimin e gjendrave mamare gjatë shtatzënisë dhe për zhvillim më të pakët gjatë fazës luteale. Progesteroni ka pak veti estrogjenike dhe androgjenike.

Indikohet në:
● gjakrrjedhje disfunksionale uterine;
● amenorre.

Kapsula me çlirim të zgjatur - 0.4 mg

Prostacure përdoret në trajtimin e simptomave funksionale të hiperplazisë beninje të prostatës, të tilla si vështirësia në urinim. Lënda vepruese e Prostacure është tamsulozin. Tamsulozina është një bllokues i receptorëve alfa1, që redukton tensionin në muskujt e prostatës dhe uretrës. Në këtë mënyrë mundësohet një rrjedhje e lehtë e urinës përmes uretrës dhe lehtësohet urinimi.

Kapsula me çlirim të zgjatur - 0.4 mg

Prostacure përdoret në trajtimin e simptomave funksionale të hiperplazisë beninje të prostatës, të tilla si vështirësia në urinim. Lënda vepruese e Prostacure është tamsulozin. Tamsulozina është një bllokues i receptorëve alfa1, që redukton tensionin në muskujt e prostatës dhe uretrës. Në këtë mënyrë mundësohet një rrjedhje e lehtë e urinës përmes uretrës dhe lehtësohet urinimi.

 

Results 1 - 8 of 8