DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC Rimbursimi

Lista e barnave të rimbursuara,është një pjesë e rëndësishme e paketave të shërbimit që mbulon Fondi I Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për popullatën. Lista e barnave të rimbursueshme ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për të gjithë pacientët e në mënyrë të posaçme për shtresat në nevojë. Në këtë këndvështrim, FSDKSH synon përmes listës së re të barnave, te shtojë vëmendjen drejt kategorive si pensionistët dhe pacintët që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Në hartimin e listës së barnave janë marrë parasysh disa kritere shkencore, duke i dhënë prioritet barnave të cilat përdoren për sëmundje të rënda; sëmundje me rrezikshmëri të lartë për jetën; sëmundje që shkaktojnë invaliditet; sëmundje që kanë rrezikshmëri përhapje në shoqëri; sëmundje që shkaktojnë shumë vuajtje si dhe sëmundje kronike që kërkojnë mjekim të zgjatur.

Gjaku dhe Organet e Homopojezës - Të Rimbursueshme

Tableta - 5 mg

Tableta te veshura me film - 75 mg

Clopidolut përmban lëndën vepruese klopidogrel, që bën pjesë në grupin e barnave antiagregante që ndikojnë në pllakëzat e gjakut. Pllakëzat janë qeliza të gjakut që agregohen së bashku gjatë koagulimit. Duke frenuar këtë agregim, barnat antiagregante, zvogëlojnë rrezikun e formimit të trombeve të gjakut (trombozës).
Clopidolut merret nga të rriturit për të parandaluar formimin e trombeve, veçanërisht në pjesët e ngurtësuara të mureve të enëve të gjakut, proçes që njihet si aterotrombozë dhe që mund të çojë në iktus, infarkt të miokardit dhe deri në vdekje.
Mjeku juaj mund ta japë këtë bar për të parandaluar formimin e trombeve në rast se:
● keni aterosklerozë të arterieve (ngurtësim i murit të enëve të gjakut);
● keni kaluar infarkt të miokardit, iktus ose keni një sëmundje të enëve periferike të gjakut;
● keni ndjerë dhimbje të fortë gjoksi (anginë e paqëndrueshme ose infarkt i miokardit); për trajtimin e këtyre sëmundjeve, mjeku juaj mund të ketë vendosur një “stent” në arterien e ngushtuar ose të bllokuar për të normalizuar qarkullimin e gjakut dhe mund t’ju ketë shtuar në terapi acidin acetilsalicilik (aspirinën), e pranishme në shumë barna për të ulur temperaturën, për të qetësuar dhimbjen, ashtu si dhe për të parandaluar formimin e trombeve;
● keni ritëm jo të rregullt të zemrës, gjendje që quhet ‘fibrilacion atrial’, dhe nuk mund të merrni barna të njohur si ‘antikoagulantë oralë’ (antagonistë të vitaminës K) të cilët parandalojnë formimin e trombeve të reja dhe rritjen e atyre ekzistuese. Mjeku duhet t’ju ketë thënë se ‘antikoagulantët oralë’ janë më efektivë se acidi acetilsalicilik ose kombinimi i Clopidolut dhe acidit acetilsalicilik për këtë situatë. Mjeku ju ka përshkruar Clopidolut bashkë me acid acetilsalicilik nëse nuk mund të merrni ‘antikoagulantë oralë’ dhe nuk keni risk për hemorragji madhore.

Tableta te veshura me film - 75 mg

Clopidolut përmban lëndën vepruese klopidogrel, që bën pjesë në grupin e barnave antiagregante që ndikojnë në pllakëzat e gjakut. Pllakëzat janë qeliza të gjakut që agregohen së bashku gjatë koagulimit. Duke frenuar këtë agregim, barnat antiagregante, zvogëlojnë rrezikun e formimit të trombeve të gjakut (trombozës).
Clopidolut merret nga të rriturit për të parandaluar formimin e trombeve, veçanërisht në pjesët e ngurtësuara të mureve të enëve të gjakut, proçes që njihet si aterotrombozë dhe që mund të çojë në iktus, infarkt të miokardit dhe deri në vdekje.
Mjeku juaj mund ta japë këtë bar për të parandaluar formimin e trombeve në
rast se:
● keni aterosklerozë të arterieve (ngurtësim i murit të enëve të gjakut);
● keni kaluar infarkt të miokardit, iktus ose keni një sëmundje të enëve periferike të gjakut;
● keni ndjerë dhimbje të fortë gjoksi (anginë e paqëndrueshme ose infarkt i miokardit); për trajtimin e këtyre sëmundjeve, mjeku juaj mund të ketë vendosur një “stent” në arterien e ngushtuar ose të bllokuar për të normalizuar qarkullimin e gjakut dhe mund t’ju ketë shtuar në terapi acidin acetilsalicilik (aspirinën), e pranishme në shumë barna për të ulur
temperaturën, për të qetësuar dhimbjen, ashtu si dhe për të parandaluar formimin e trombeve;
● keni ritëm jo të rregullt të zemrës, gjendje që quhet ‘fibrilacion atrial’, dhe nuk mund të merrni barna të njohur si ‘antikoagulantë oralë’ (antagonistë të vitaminës K) të cilët parandalojnë formimin e trombeve të reja dhe rritjen e atyre ekzistuese. Mjeku duhet t’ju ketë thënë se ‘antikoagulantët oralë’ janë më efektivë se acidi acetilsalicilik ose kombinimi i Clopidolut dhe acidit acetilsalicilik për këtë situatë. Mjeku ju ka përshkruar Clopidolut bashkë me acid acetilsalicilik nëse nuk mund të merrni ‘antikoagulantë oralë’ dhe nuk keni risk për hemorragji madhore. 

Tableta të veshura me film, gastrorezistente – 100 mg

Tretësirë për injeksion - (25%) 2.5 g/10 ml

Magnezi parandalon ose kontrollon konvulsionet duke bllokuar përçimin neuromuskulor duke zvogëluar sasinë e acetilkolinës të çliruar nga impulsi i nervit motor. Magnezi ka një efekt deprimues në sistemin nervor qendror. Nivelet plazmatike normale të magnezit luhaten nga 1.5 deri në 3 milibarazvlerës / l. 1 g sulfat magnezi jep 8.12 milibarazvlerës magnez.

Tretësira për injeksion Sulfat magnezi 2500 mg / 10 ml përdoret në:
● parandalimin ose kontrollin e konvulsioneve në preeklampsi ose eklampsi të rëndë, pa shkaktuar deprimim të dëmshëm të sistemit nervor qendror te nëna ose foshnja dhe të konvulsioneve të shoqëruara me hipomagnezemi;
● kontrollin e hipertensionit, encefalopatisë dhe konvulsioneve në fëmijët me nefrit akut;
● frenimin e lindjes së parakohshme;
● trajtimin e aritmive ventrikulare kërcënuese për jetën.

Tretesire per injeksion - 500μg / ml

Vitamina B12 merr pjesë në të gjitha proceset metabolike të organizmit dhe luan një rol veçanërisht të rëndësishëm në sintezën e nukleoproteinave. Ajo është e domosdoshme për zhvillimin, hematopoezën normale, formimin e qelizave epiteliale dhe për mbajtjen e funksionit normal të membranave neuronale mielinike. Cianokobalamina shndërrohet në dy koenzima: metilkobalaminë (shndërrimi i homocisteinës në metioninë) dhe deoksiadenozilkobalaminë
(shndërrimi i metilmalonilkoenzimës A në suksinilkoenzimë A). Këto koenzima vepruese janë
thelbësore për zhvillimin dhe replikimin e qelizave të organizmit. Kobalamina formon një grup prostetik të metioninë - sintetazës dhe vepron si bartëse e grupit metilik. Dështimi i këtij reaksioni biokimik për shkak të pamjaftueshmërisë së kobalaminës çon në zhvillimin
e anemisë megaloblastike dhe të neuropatisë. Vitamina B12 përthithet shpejt nga vendi i injektimit. Nivelet maksimale në serum arrihen 1 orë pas përdorimit. Vitamina B12 lidhet me proteinat e serumit. Ajo grumbullohet në mëlçi, prej nga çlirohet ngadalë. Brenda 48 orësh pas injektimit të 100 deri 1000 mcg, rreth 50% deri në 98% të këtyre dozave shfaqen në urinë. Pjesa më e madhe jashtëqitet brenda 8 orëve të para.

Vitamina B12 – tretësirë për injeksion indikohet në mjekimin dhe profilaksinë e çrregullimeve
hematologjike dhe neurologjike për shkak të pamjaftueshmërisë së vitaminës B12 siç janë: ulja e
përthithjes së vitaminës B12, p.sh. në anemi pernicioze, gastrektomi totale ose subtotale, sëmundje e Krohnit dhe steatorre idiopatike, çrregullime të florës intestinale të shoqëruara me
psilozë (diarre) tropikale, divertikuj të shumëfishtë të zorrës së hollë, infestim me parazitin Diphyllobotrium latum, aciduri metilmalonike dhe në vegjetarianët tepër korrektë e në fëmijët që ushqehen nga nëna që janë vegjetariane.

Gjatë përdorimit të Vitamina B12 urina mund të marrë ngjyrë të kuqe. Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmëroni mjekun ose farmacistin tuaj.


Results 1 - 6 of 6