DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC Rimbursimi

Lista e barnave të rimbursuara,është një pjesë e rëndësishme e paketave të shërbimit që mbulon Fondi I Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për popullatën. Lista e barnave të rimbursueshme ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për të gjithë pacientët e në mënyrë të posaçme për shtresat në nevojë. Në këtë këndvështrim, FSDKSH synon përmes listës së re të barnave, te shtojë vëmendjen drejt kategorive si pensionistët dhe pacintët që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Në hartimin e listës së barnave janë marrë parasysh disa kritere shkencore, duke i dhënë prioritet barnave të cilat përdoren për sëmundje të rënda; sëmundje me rrezikshmëri të lartë për jetën; sëmundje që shkaktojnë invaliditet; sëmundje që kanë rrezikshmëri përhapje në shoqëri; sëmundje që shkaktojnë shumë vuajtje si dhe sëmundje kronike që kërkojnë mjekim të zgjatur.

Antiinfektivët e Përgjithshëm Sistemikë - Të Rimbursueshme

Suspension oral - (200 mg + 40 mg)/5 ml

Baktrim përmban lëndët aktive sulfametoksazol dhetrimetoprim. Sulfametoksazoli (SMZ) frenon sintezën bakterore të acidit dihidrofolik, duke konkuruar me acidin para – aminobenzoik. Trimetoprimi (TMP) bllokon prodhimin e acidit tetrahidrofolik, duke frenuar enzimën dihidrofolatreduktazë. Ky kombinim bllokon dy faza të njëpasnjëshme të biosintezës bakterore të acideve nukleike thelbësore e të proteinave dhe zakonisht ushtron veprim baktericid.
Pezullia për përdorim nga goja për fëmijë Baktrim
indikohet në:
• infeksione të aparatit të frymëmarrjes, si: pneumoni nga Pneumocystis carinii, përkeqësim akut i bronkitit kronik, bronkiektazi, absces i mushkërive, bronkopneumoni, sinuzit dhe otit media;
• infeksione të aparatit urogjenital, si: uretrit, cistit akut e kronik, pielit, pielonefrit dhe prostatit, gonorre;
• infeksione të aparatit gastrointestinal, të shkaktuara nga Salmonella typhi dhe paratyphi etj., si: dizenteri, diarre e udhëtarëve, paratifo, tifo abdominale, kolerë;
• infeksione të lëkurës; në ndërlikimet bakterore të disa sëmundjeve infektive në pediatri, si: fruth, skarlatinë, kollë e mirë; në osteomielit akut e kronik, brucelozë akute;
• toksoplazmozë dhe nokardiozë.
Përveç pneumonisë nga Pneumocystis carinii ku është trajtim i parë, toksoplazmozës dhe nokardiozës, në indikimet e tjera si p.sh. në përkeqësimet e bronkitit kronik, infeksionet e traktit urinar dhe në otit media tek fëmijët, përdorimi i Baktrim duhet konsideruar me kujdes, vetëm kur ka evidencë bakteriologjike për ndjeshmëri ndaj këtij bari dhe arsye të fortë për ta përdorur atë dhe jo një antibakterial të vetëm.

Tableta - 100 mg

Doxyderma është një antibiotik me spektër të gjerë i grupit të tetraciklinave.
Doxyderma përdoret në infeksione të shkaktuara nga patogjenë të ndjeshëm ndaj doksiciklinës, kryesisht në:
● Infeksione të rrugëve të frymëmarrjes dhe të Grykës – hundës - veshëve:
. përkeqësime akute të bronkitit kronik
. sinuzit
. inflamacion të veshit të mesëm (Otitis media)
. forma të caktuara të inflamacionit të mushkërive (pneumoni) të shkaktuara nga mykoplazmat, rikeciet ose klamidiet
● Infeksione të traktit urogjenital:
– uretrit i shkaktuar nga klamidiet dhe Ureaplasma urealyticum
– prostatit akut
– gonorre jo e komplikuar (kryesisht kur ka infeksion të njëkohshëm nga klamidiet)
– infeksione të organeve gjenitale tek femrat
– sifiliz, kur ka alergji nga penicilina
– infeksione të rrugëve urinare (vetëm në rastet kur është e sigurt ndjeshmëria e patogjenit)
● Infeksione të traktit gastrointestinal:
– kolera
– infeksione të shkaktuara nga Yersinia ose Campylobakteret
– infeksion i shkaktuar nga shigela kur dihet ndjeshmëria e shkaktarit
● Terapi ambulatore e infeksioneve të rrugëve biliare
● Sëmundje të lëkurës, edhe forma të rënda të infektuara të Akne vulgaris dhe rozace
● Konjunktivit i shkaktuar nga klamidiet dhe trakoma
● Sëmundje të shkaktuara nga borreliet, si Eritema chronicum migrans dhe sëmundja Lyme (të shkaktuara kryesisht nga infeksionet nga pickimet)
● Infeksione të rralla si: bruceloza, ornitoza, bartoneloza, listerioza, rikecioza, melioidoza, murtaja, granuloma inguinale.
● Sëmundje të tjera:
– sindromi i keqpërthithjes (sëmundje që shoqërohen me dispepsi) si p.sh. Spruja tropikale dhe sëmundja Whipple.

Tableta - 250 mg

Tableta te veshura me film - 250 mg Eritromicina është një antibiotik që i përket një grupi barnash të quajtura makrolidë. Këta antibiotikë e kryejnë veprimin duke vrarë ose duke ndaluar shtimin e baktereve që poshkaktojnë infeksion tek ju. Eritromicine, ashtu si antibiotikët e tjerë, nuk vepron ndaj infeksioneve virale siç është gripi.Eritromicina përdoret për të trajtuar infeksione në pjesë të ndryshme të trupit të shkaktuara nga baktere, për shembull:● alternativë e penicilinës në rastet me mbindjeshmëri ndaj kësaj të fundit;● difteri dhe kollë e mirë;● sëmundje e Legionnaire;● bronkit akut (infeksion i bronkeve që shkakton kollë);● pneumoni (infeksion i mushkërive i karakterizuar nga temperaturë, pafuqi, dhimbje koke);● enterit nga kampilobakteri;● uretrit jogonokoksik, prostatit kronik;● sifiliz, akne vulgaris dhe rozacea.

Tretësirë për injeksion - 40 mg/2 ml (40 000 UI)

Gentamycine është një antibiotik i fuqishëm baktericid me një shkallë të gjerë aktiviteti kundër baktereve Gram-pozitivë dhe Gram-negativë, përfshirë edhe shtamet e Staphilococcus aureus, Escherichia coli, Klebsiella, Proteus dhe Pseudomonas species.
Tretësira për injeksion Gentamycine është e indikuar për rastet e mëposhtme:
– infeksione serioze të shkaktuara nga P.aeruginosa, Proteus species, E.coli, Klebsiella species, Enterobacter species, Serratia species, Citrobacter species, Staphilococcus species;
– infeksione akute dhe kronike të traktit urinar;
– infeksione sistemike të ndryshme, si: sepsis neonatal, peritonit, meningit;
– infeksione të kockës dhe indeve të buta, si: osteomielit akut, infeksione të plagëve (përfshirë edhe djegiet);
– septicemi bakteriale;
– infeksione të traktit respirator;
– terapi empirike për infeksione serioze të panjohura.

 

Tretësirë për injeksion - 80 mg/2 ml (80 000 UI)

Gentamycine është një antibiotik i fuqishëm baktericid me një shkallë të gjerë aktiviteti kundër baktereve Gram-pozitivë dhe Gram-negativë, përfshirë edhe shtamet e Staphilococcus aureus, Escherichia coli, Klebsiella, Proteus dhe Pseudomonas species.
Tretësira për injeksion Gentamycine është e indikuar për rastet e mëposhtme:
– infeksione serioze të shkaktuara nga P.aeruginosa, Proteus species, E.coli, Klebsiella species, Enterobacter species, Serratia species, Citrobacter species, Staphilococcus species;
– infeksione akute dhe kronike të traktit urinar;
– infeksione sistemike të ndryshme, si: sepsis neonatal, peritonit, meningit;
– infeksione të kockës dhe indeve të buta, si: osteomielit akut, infeksione të plagëve (përfshirë edhe djegiet);
– septicemi bakteriale;
– infeksione të traktit respirator;
– terapi empirike për infeksione serioze të panjohura.

Tableta - 250 mg

Metronidazoli, një rrjedhës sintetik i nitroimidazolit, vepron kundër mikroorganizmave anaerobe gram – pozitive dhe gram – negative (lloje të Bacteroides, përfshirë grupin bakteror të B.fragilis, lloje të Clostridium, lloje të Eubacterium, lloje të Peptococcus, lloje të Peptostreptococcus dhe kundër protozoarëve (Trichomonas vaginalis, Entamoeba histolytica dhe Giardia lamblia). Mekanizmi i veprimit të metronidazolit ende nuk është sqaruar plotësisht. Mendohet se metronidazoli frenon sintezën e ADN-së. Ai ushtron veprim baktericid.

Metronidazol përdoret në:
- mjekimin e infeksioneve të shkaktuara nga mikroorganizma anaerobe dhe të infeksioneve nga protozoarët;
- parandalimin e infeksioneve postoperatore të shkaktuara nga bakteret anaerobe, sidomos speciet e bakteroideve dhe të streptokokëve anaerobë;
- mjekimin e septicemisë, bakteremisë, peritonitit, absceseve të trurit, pneumonisë nekrotizuese, osteomielitit, sepsis puerperal, absceseve pelvike, celulitit pelvik dhe infeksioneve të plagëve postoperatore, kur prej tyre janë izoluar mikroorganizma patogjene anaerobe, të ndjeshme; trikomoniazë urogjenitale në femra (vaginit trikomonal) dhe meshkuj; vaginozë bakterore
(e njohur edhe si vaginit jospecifik), vaginozë anaerobe ose vaginit nga Gardnerella;
- gingivit ulçeroz akut;

- ulçera të kërcirit, të infektuara nga mikroorganizma anaerobe;

- infeksione dentare akute (p.sh. perikoronit akut dhe infeksione apikale akute);
- të gjitha format e amebiazës (sëmundje intestinale dhe ekstraintestinale) dhe ato të bartësve josimptomatikë të cisteve;
- xhardiazë;
- trajtimin e Helicobacter pylori, në kombinim me barna të tjera.

Tableta të veshura me film – 500 mg

Neocil përmban si lëndë aktive ciprofloksacinë. Ciprofloksacina është një antibiotik i cili bën pjesë në familjen e fluorokinoloneve. Ciprofloksacina vepron duke vrarë bakteret të cilat shkaktojnë infeksione. Vepron vetëm ndaj shtameve specifike të baktereve.

Neocil përdoret në të rritur për të trajtuar infeksionet bakteriale të mëposhtme:
• infeksione të traktit respirator;
• infeksione të veshit ose sinuseve që kanë zgjatur shumë në kohë ose që përsëriten;
• infeksione të traktit urinar;
• infeksione të traktit gjenital te meshkujt dhe femrat;
• infeksione të traktit gastro-intestinal dhe infeksione intra-abdominale;
• infeksione të lëkurës dhe indeve të buta;
• infeksione të kockave dhe kyçeve;
• parandalimin e infeksioneve të shkaktuara nga bakteri Neisseria meningitidis;
• ekspozimi ndaj antraksit inhalator.
Ciprofloksacina mund të përdoret për parandalimin dhe trajtimin e pacientëve me numër të vogël të qelizave të bardha të gjakut (neutropeni) të cilët kanë ethe që dyshohet të jetë shkaktuar nga infeksioni bakterial.
Në qoftë se keni një infeksion të rëndë ose një infeksion që është shkaktuar nga më shumë se një lloj bakteri, mund t’ju jepet trajtim shtesë me antibiotik së bashku me Neocil.

Neocil përdoret në fëmijë dhe adoleshentë, nën mbikëqyrjen mjekësore, për trajtimin e infeksioneve bakteriale të mëposhtme:
• infeksione të mushkërive dhe bronkiale në fëmijë dhe adoleshentë që vuajnë nga fibroza cistike;
• infeksione të ndërlikuara të traktit urinar, duke përfshirë infeksionet që kanë prekur veshkat (pielonefrit);
• ekspozimi ndaj antraksit inhalator.

Neocil mund të përdoret gjithashtu për të trajtuar infeksione të tjera të rënda specifike në fëmijë dhe adoleshentë kur mjeku e shikon të nevojshme.

Tableta - 100 mg


Nitrofurantoina është një antibakterial i cili bën pjesë në grupin e nitrofuraneve. Mekanizmi i veprimit të nitrofurantoinës ende nuk është sqaruar. Ka të dhëna se kjo lëndë frenon një varg sistemesh enzimatike të baktereve dhe është vërtetuar se ajo ndërhyn në fazat e hershme të metabolizmit të karbohidrateve bakterore, duke frenuar acetilkoenzimën A. Nitrofurantoina vepron kundër një spektri të gjerë të mikrobeve të zakonshme patogjene të traktit urinar.
Shumica e shtameve të Escherichia coli janë të ndjeshme; po ashtu, një pjesë e mirë e shtameve të Klebsiella – Enterobacter janë të ndjeshme ndaj nitrofurantoinës.

Nitrofurantoine indikohet në profilaksinë dhe mjekimin e infeksioneve akute ose rekurrente e të pandërlikuara të rrugëve të poshtme urinare, si parësore apo edhe pas ndërhyrjeve kirurgjike. Nitrofurantoina indikohet veçanërisht për mjekimin e infeksioneve të shkaktuara nga shtame të ndjeshme të Escherichia coli, enterokokëve, stafilokokëve, Citrobacter, Klebsiella dhe Enterobacter. Shumica e shtameve të Proteus dhe Serratia janë rezistente. Të gjitha shtamet e Pseudomonas janë rezistente.

Tableta - 250 mg

Oksitetraciklina është një antibiotik që bën pjesë në grupin e tetraciklinave. Ajo, sikurse tetraciklinat e tjera (tetraciklinë, klortetraciklinë), është antibiotikbakteriostatik me spektër të gjerë veprimi dhe që përdoret për mjekimin e një numri të madh infeksionesh të shkaktuara nga mikroorganizma të ndjeshëm. Oksitetraciklina vepron kundër klamidieve, mikoplazmave, rikecieve dhe spiroketave, si dhe kundër shumë baktereve patogjene gram-pozitive e gram-negative dhe disa protozoarëve.
Në përgjithësi kërpudhat, majatë dhe viruset janë rezistente ndaj oksitetraciklinës. Shumica e tetraciklinave nuk përthithen plotësisht nga aparati tretës (rreth 60 – 80% e dozës së përdorur). Shkalla e përthithjes zvogëlohet nga prania e joneve metalike dy dhe trivalente dhe deri në një farë shkalle edhe nga prania e qumështit dhe e produkteve të tij, me të cilët tetraciklinat formojnë komplekse të qëndrueshme e të patretshme. Përqëndrimet plazmatike maksimale shfaqen 1 deri në 3 orë pas marrjes nga goja. Tetraciklinat lidhen me proteinat plazmatike në shkallë të ndryshme, por vlerat e konstatuara ndryshojnë shumë: nga 20 deri në 40% për oksitetraciklinën, 20 deri në 65% për tetraciklinën dhe rreth 45% për klortetraciklinën. Ato shpërndahen mirë në indet dhe lëngjet e organizmit. Përqëndrimet në lëngun trunoshpinor janë relativisht të ulëta, por mund të rriten kur meningjet janë të inflamuara dhe sasi të vogla shfaqen në pështymë, në lëngjet e syrit dhe të mushkërive. Tetraciklinat ekskretohen në qumështin e gjirit, ku përqëndrimet mund të arrijnë 60% ose edhe më shumë të atyre plazmatike. Ato shpërhapen përmes placentës dhe shfaqen në qarkullimin fetal. Tetraciklinat depozitohen në vendet e formimit të kockave të reja dhe në kalçifikimet e reja, si edhe në dhëmbët që janë në zhvillim. Gjysmëjeta e oksitetraciklinës është 9 orë. Tetraciklinat jashtëqiten përmes urinës dhe feçeve.

Oksitetracikline përdoret në:

- pneumoni e bronkopneumoni bakterore,

- infeksione akute dhe të riaktivuara të aparatit urinar,

- infeksione kirurgjikale,

- infeksione akute dhe subakute të traktit intestinal,

- endokardite akute dhe subakute,

- meningjit cerebrospinal epidemik dhe meningjit purulent në përgjithësi,

- brucelozë, rikeciozë,

- infeksione otorinolaringologjike (amigdalit, otit, sinuzit, mastoidit),

- infeksione oftalmologjike (konjunktivit, blefarit, trakomë),

- infeksione gjinekologjike (metrit, adneksit),

- infeksione të lëkurës e indeve të buta (furunkulozë, impetigo, akne vulgare),

- sifiliz.

Tableta - 750 000 UI

Spiramicina është një antibiotik makrolid që ka përdorime të ngjashme me eritromicinën. Makrolidët janë baza të dobëta; veprimtaria e tyre rritet në pH alkalin. Makrolidët depërtojnë në lëngun pleural, lëngun ascitik, eksudatet e veshit të mesëm dhe në sputum. Kur meningjet janë të inflamuara, ata mund të hyjnë në lëngun trunoshpinor. Makrolidët përdoren në infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, urogjenitale, të aparatit tretës dhe të lëkurës e indeve të buta, sidomos në rastet kur antibiotikët beta-laktamikë ose tetraciklinat janë të kundërindikuar.

Spiramicine indikohet në:
• mjekimin e infeksioneve otorinolaringologjike, bronkopulmonare, stomatologjike, gjenitale (veçanërisht prostatike), kockore dhe të lëkurës;
• profilaksinë e meningjitit nga meningokokët;
• rastet kur rifampicina është e kundërindikuar;
• toksoplazmozën e grave të moshuara.

Tableta - 400 mg + 80 mg

Sulfametoprim përmban lëndët aktive sulfametoksazol dhe trimetoprim.
Sulfametoksazoli (SMZ) frenon sintezën bakterore të acidit dihidrofolik, duke konkuruar me acidin para-aminobenzoik. Trimetoprimi (TMP) bllokon prodhimin e acidit tetrahidrofolik, duke frenuar enzimën dihidrofolatreduktazë. Ky kombinim bllokon dy faza të njëpasnjëshme të biosintezës bakterore të acideve nukleike thelbësore e të proteinave dhe zakonisht ushtron veprim baktericid.

Sulfametoprim tabletë indikohet në:
• infeksione të aparatit të frymëmarrjes, si: pneumoni nga Pneumocystis carinii përkeqësim akut të bronkitit kronik, bronkiektaz i, absces i mushkërive, bronkopneumoni, sinuzit dhe otit media;
• infeksione të aparatit urogjenital, si: uretrit, cistit akut e kronik, pielit, pielonefrit, prostatit, gonorre;
• infeksione të aparatit gastrointestinal të shkaktuara nga Salmonella typhi dhe paratyphi etj., si: dizenteri, diarre e udhëtarëve, paratifo, tifo abdominale, kolerë;
• toksoplazmozë dhe nokardiozë.
Përveç pneumonisë nga Pneumocystis carinii ku është trajtim i parë, toksoplazmozës dhe nokardiozës, në indikimet e tjera si p.sh. në përkeqësimet e bronkitit kronik, infeksionet e traktit urinar dhe në otit media tek fëmijët, përdorimi i Sulfametoprim duhet konsideruar me kujdes, vetëm kur ka evidencë bakteriologjike për ndjeshmëri ndaj këtij bari dhe arsye të fortë për ta përdorur atë dhe jo një antibakterial të vetëm.

Results 1 - 12 of 12