Oksitetraciklinë

Oksitetraciklinë
Oksitetraciklinë Oksitetraciklinë Oksitetraciklinë Oksitetraciklinë
Antiinfektivët e Përgjithshëm Sistemikë
Shqipëri
Jo
Jo
Po
SA00295
Oksitetraciklinë
250 mg
Tableta
Oksitetraciklinë
Kuti x 30
Tableta - 250 mg Oksitetraciklina është një antibiotik që bën pjesë në grupin e tetraciklinave. Ajo, sikurse tetraciklinat e tjera (tetracikl … Read more

Tableta - 250 mg

Oksitetraciklina është një antibiotik që bën pjesë në grupin e tetraciklinave. Ajo, sikurse tetraciklinat e tjera (tetraciklinë, klortetraciklinë), është antibiotikbakteriostatik me spektër të gjerë veprimi dhe që përdoret për mjekimin e një numri të madh infeksionesh të shkaktuara nga mikroorganizma të ndjeshëm. Oksitetraciklina vepron kundër klamidieve, mikoplazmave, rikecieve dhe spiroketave, si dhe kundër shumë baktereve patogjene gram-pozitive e gram-negative dhe disa protozoarëve.
Në përgjithësi kërpudhat, majatë dhe viruset janë rezistente ndaj oksitetraciklinës. Shumica e tetraciklinave nuk përthithen plotësisht nga aparati tretës (rreth 60 – 80% e dozës së përdorur). Shkalla e përthithjes zvogëlohet nga prania e joneve metalike dy dhe trivalente dhe deri në një farë shkalle edhe nga prania e qumështit dhe e produkteve të tij, me të cilët tetraciklinat formojnë komplekse të qëndrueshme e të patretshme. Përqëndrimet plazmatike maksimale shfaqen 1 deri në 3 orë pas marrjes nga goja. Tetraciklinat lidhen me proteinat plazmatike në shkallë të ndryshme, por vlerat e konstatuara ndryshojnë shumë: nga 20 deri në 40% për oksitetraciklinën, 20 deri në 65% për tetraciklinën dhe rreth 45% për klortetraciklinën. Ato shpërndahen mirë në indet dhe lëngjet e organizmit. Përqëndrimet në lëngun trunoshpinor janë relativisht të ulëta, por mund të rriten kur meningjet janë të inflamuara dhe sasi të vogla shfaqen në pështymë, në lëngjet e syrit dhe të mushkërive. Tetraciklinat ekskretohen në qumështin e gjirit, ku përqëndrimet mund të arrijnë 60% ose edhe më shumë të atyre plazmatike. Ato shpërhapen përmes placentës dhe shfaqen në qarkullimin fetal. Tetraciklinat depozitohen në vendet e formimit të kockave të reja dhe në kalçifikimet e reja, si edhe në dhëmbët që janë në zhvillim. Gjysmëjeta e oksitetraciklinës është 9 orë. Tetraciklinat jashtëqiten përmes urinës dhe feçeve.

Oksitetracikline përdoret në:

- pneumoni e bronkopneumoni bakterore,

- infeksione akute dhe të riaktivuara të aparatit urinar,

- infeksione kirurgjikale,

- infeksione akute dhe subakute të traktit intestinal,

- endokardite akute dhe subakute,

- meningjit cerebrospinal epidemik dhe meningjit purulent në përgjithësi,

- brucelozë, rikeciozë,

- infeksione otorinolaringologjike (amigdalit, otit, sinuzit, mastoidit),

- infeksione oftalmologjike (konjunktivit, blefarit, trakomë),

- infeksione gjinekologjike (metrit, adneksit),

- infeksione të lëkurës e indeve të buta (furunkulozë, impetigo, akne vulgare),

- sifiliz.