DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC Rimbursimi

Lista e barnave të rimbursuara,është një pjesë e rëndësishme e paketave të shërbimit që mbulon Fondi I Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për popullatën. Lista e barnave të rimbursueshme ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për të gjithë pacientët e në mënyrë të posaçme për shtresat në nevojë. Në këtë këndvështrim, FSDKSH synon përmes listës së re të barnave, te shtojë vëmendjen drejt kategorive si pensionistët dhe pacintët që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Në hartimin e listës së barnave janë marrë parasysh disa kritere shkencore, duke i dhënë prioritet barnave të cilat përdoren për sëmundje të rënda; sëmundje me rrezikshmëri të lartë për jetën; sëmundje që shkaktojnë invaliditet; sëmundje që kanë rrezikshmëri përhapje në shoqëri; sëmundje që shkaktojnë shumë vuajtje si dhe sëmundje kronike që kërkojnë mjekim të zgjatur.

Sistemi Muskolo - Skeletik - Të Rimbursueshme

Tableta - 100 mg

Alopurin përmban lëndën aktive allopurinol, i cili është një bar që frenon formimine acidit urik (urikostatik).Alopurin indikohet:

Të rriturit:

• në rastet kur niveli i acidit urik në gjak është 500 μmol (8,5 mg/100 ml) dhe mëshumë, nëse masat dietetike nuk janë të mjaftueshme, ose kur ka komplikacioneklinike nga vlerat e larta të acidit urik, veçanërisht shfaqje të gutës, dëmtime tëveshkave të shkaktuara nga acidi urik (nefropati nga uratet), për trajtimin dheparandalimin e formimit të gurëve nga acidi urik si dhe për reduktimin e formimit tëgurëve nga oksalatet e kalciumit kur njëkohësisht ka edhe vlera të larta të aciditurik;

• në nivele të rritura të acidit urik në gjak dhe eliminim të shtuar të acidit urik nëurinë, p. sh. shpërbërje e lartë qelizore, rrezatim ose kemoterapi (hiperuricemisekondare).

Fëmijët:

• në nivele të rritura të acidit urik në gjak dhe eliminim të shtuar të acidit urik nëurinë, p. sh. shpërbërje e lartë qelizore, rrezatim ose kemoterapi (hiperuricemisekondare);

• në dëmtime të veshkave të shkaktuara nga acidi urik (nefropati nga uratet) gjatëtrajtimit të leuçemisë;

• në mungesë enzimatike të lindur (sindromi Lesch-Nyhan [difekt i pjesshëm ose iplotë i hipoksantinë-guaninë-fosforibozil-transferazës] dhe mungesë eadeninë-fosforibozil-transferazës).

Tableta - 400 mg Fasdol përmban lëndën vepruese ibuprofen, i cili është një bar antiinflamator, antipiretik dhe analgjezik (antiinflamator / antireumatik josteroid) (AIJS).Fasdol indikohet në (vetëm për tabletën 400 mg):– dhimbje të lehta deri mesatare;– temperaturë.Fasdol përdoret:për trajtimin simptomatik të dhimbjes dhe inflamacionit në:– artrit akut (përfshirë gutën);– artrit kronik, veçanërisht në artrit reumatoid (poliartrit kronik);– spondilit ankilozant (sëmundja Bechterew) dhe sëmundje të tjera inflamatororeumatiketë shtyllës kurrizore;– irritimet e sëmundjeve degjenerative të kyçeve dhe shtyllës kurrizore (artroza dhe spondiloartroza);– sëmundje inflamatore reumatike të indeve të buta;– enjtje dhe inflamacione të dhimbshme pas dëmtimeve.

Tableta te veshura me film - 400 mg

1. ÇFARË ËSHTË FASDOL DHE PËRSE PËRDORET?
Fasdol përmban lëndën vepruese ibuprofen, i cili është një bar antiinflamator, antipiretik dhe analgjezik (antiinflamator / antireumatik josteroid) (AIJS).
Fasdol indikohet në (vetëm për tabletën 400 mg):
– dhimbje të lehta deri mesatare;
– temperaturë.
Fasdol përdoret:
për trajtimin simptomatik të dhimbjes dhe inflamacionit në:
– artrit akut (përfshirë gutën);
– artrit kronik, veçanërisht në artrit reumatoid (poliartrit kronik);
– spondilit ankilozant (sëmundja Bechterew) dhe sëmundje të tjera inflamatororeumatike të shtyllës kurrizore;
– irritimet e sëmundjeve degjenerative të kyçeve dhe shtyllës kurrizore (artroza dhe spondiloartroza);
– sëmundje inflamatore reumatike të indeve të buta;
– enjtje dhe inflamacione të dhimbshme pas dëmtimeve.

Supozitorë - 100 mg

Indometacina bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antiinflamatorë josteroidë (AIJS). Këto barna janë qetësues të dhimbjeve dhe reduktojnë pezmatimin (inflamacionin) me të gjitha shenjat e tij.
Supozitorët Indometacine mund të përdoren për:
● sëmundjet inflamatore të kyçeve ose indeve rrethuese si: artriti reumatoid, osteoartriti dhe sëmundja degjenerative e artikulacionit kokso-femoral;
● deformimin dhe shtangësinë e shtyllës kurrizore (spondiliti ankilozant);
● dhimbjet muskulare, dhimbjet e fundit të shpinës dhe dhimbjet që vijnë nga kockat;
● dhimbjet nga periodat;
● gutën.

Tableta - 20 mg

Pirocutan përmban lëndën vepruese piroksikam, i cili është një bar analgjezik dhe antiinflamator (antiinflamator josteroid).
Përpara se të përshkruajë Pirocutan, mjeku duhet të vlerësojë nevojën për këtë bar kundrejt riskut për shfaqjen e efekteve të mundshme anësore. Në rrethana të caktuara mjeku mund t’ju bëjë disa kontrolle si dhe t’ju thotë se sa shpesh duhet të kontrolloheni gjatë trajtimit me piroksikam.

Indikimet:
Pirocutan 20 mg përdoret për lehtësimin e simptomave si enjtja, ngurtësimi dhe dhimbja e kyçeve në artritin aktiv, artritin reumatoid dhe sëmundjen Bechterew/ Spondiliti ankilozant (sëmundje reumatike e shtyllës kurrizore).
Piroksikami nuk e shëron artritin, vetëm ju ndihmon për aq kohë sa e përdorni.
Mjeku duhet t’ju përshkruajë piroksikam vetëm nëse antiinflamatorët e tjerë josteroidë (AIJS) nuk kanë arritur qetësimin e mjaftueshëm të simptomave.
Për shkak se nivelet konstante vepruese arrihen me vonesë, Pirocutan nuk indikohet për trajtimin e sëmundjeve të cilat kërkojnë fillim të shpejtë të veprimit. 

Tableta te veshura me film - 250 mg

Pronax përmban si lëndë aktive naproksen i cili bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antiinflamatorë josteroidë (AIJS). Ai ka veti antiinflamatore, analgjezike dhe antipiretike.

Pronax indikohet për trajtimin e:
● dhimbjes dhe inflamacionit në sëmundjet reumatike (duke përfshirë artritin idiopatik juvenil) dhe çrregullimeve të tjera muskuloskeletike;
● dismenorresë;
● gutës akute

Tableta te veshura me film - 500 mg

Pronax përmban si lëndë aktive naproksen i cili bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antiinflamatorë josteroidë (AIJS). Ai ka veti antiinflamatore, analgjezike dhe antipiretike.

Pronax indikohet për trajtimin e:
● dhimbjes dhe inflamacionit në sëmundjet reumatike (duke përfshirë artritin idiopatik juvenil) dhe çrregullimeve të tjera muskuloskeletike;
● dismenorresë;
● gutës akute

Results 1 - 7 of 7