Tableta - 5 mg
Acidi folik ndodhet në ushqime (p.sh. në mëlçi, fasule të thata, bizele, thjerrëza, portokalle, shparguj, panxhar, spinaq etj.), kryesisht si poliglutamat folati i reduktuar. Ai mund t’i nënshtrohet hidrolizës, reduktimit dhe metilimit në aparatin tretës përpara se të përthithet. Acidi folik sintetik që merret nga goja është një monoglutamat dhe ai përthithet plotësisht pas përdorimit, madje edhe në prani të sindromit të keqpërthithjes.
Acid folik përdoret në mjekimin e anemisë megaloblastike për shkak të pamjaftueshmërisë së acidit folik (që mund të shfaqet prej ushqimit të pamjaftueshëm, shtatzënisë, barnave antiepileptike etj.)
Acidi folik përdoret për parandalimin e gjendjeve me pamjaftueshmëri të folateve.