Pilokarpinë

Pilokarpinë
PilokarpinëPilokarpinëPilokarpinëPilokarpinë
Organet e Shqisave
Shqipëri
Jo
Jo
Po
alSA01597
Pilokarpinë
20 mg/1 ml - 10 ml
Tretësirë me pika për sy
Pilokarpinë klorhidrat
Kuti x flakon x 10 ml
Tretësirë me pika për sy - 20 mg/1 ml - 10 ml … Read more

Tretësirë me pika për sy - 20 mg/1 ml - 10 ml

Pilokarpina është një alkaloid me origjinë bimore. Në organizmin e njeriut ajo vepron duke nxitur drejtpërdrejt receptorët kolinergjikë të tipit M dhe duke shkaktuar efekte të ngjashme me aktivizimin e sistemit parasimpatik. Këto efekte janë më të shprehura në sy dhe në gjendrat e djersës dhe të pështymës. Pilokarpina gjithashtu është në gjendje të kundërshtojë efektin midriatik të simpatomimetikëve dhe të atropinës.

Përdoret për mjekimin e glaukomës së thjeshtë kronike me kënd të hapur dhe të glaukomës akute me kënd të ngushtë. Pilokarpina përdoret e vetme ose e kombinuar me miotikë të tjerë, beta - bllokues, frenues të anhidrazës karbonike, simpatomimetikë ose lëndë hiperosmotike, për të ulur presionin intraokular para ndërhyrjes kirurgjikale dhe për të shkaktuar miozë (ngushtim të bebes së syrit) me qëllim që të kundërshtohen efektet e pikave për sy të lëndëve midriatike dhe cikloplegjike (të dyja shkaktojnë zgjerim të bebes së syrit).