Amitriptiline

Amitriptiline
AmitriptilineAmitriptilineAmitriptilineAmitriptiline
Sistemi Nervor
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Jo
Po
SA00013
Amitriptiline
25 mg
Drazhe
Amitriptilinë klorhidrat
Kuti x 30
Drazhe - 25mg Amitriptilina është një antidepresiv triciklik që ka një strukturë metre unaza. Ajo frenon rikapjen neuronale të noradrenalinës … Read more

Drazhe - 25mg

Amitriptilina është një antidepresiv triciklik që ka një strukturë metre unaza. Ajo frenon rikapjen neuronale të noradrenalinës nësistemin nervor qendror dhe të serotoninës (5 - HT). Frenimi i
rikapjes së këtyre monoamino-neurotransmetuesve, të cilët potencojnë veprimin e amitriptilinës në tru, duket se ka lidhje me aktivitetin e saj antidepresiv. Ndërkohë që efekti sedativ dhe efekte të tjera të padëshirueshme të amitriptilinës vërehen që në fillim të trajtimit, efekti antidepresiv vihet re vetëm pas disa javëve.
Drazhetë Amitriptiline përdoren:
• në të gjitha gjendjet depresive si: melankoli, psikoza maniako-depresive, depresione neurotike, depresione gjatë psikozave jomelankolike, ankth, pakënaqësi për jetën, shmangie nga jeta familjare e shoqëria, ulje e rendimentit profesional, prishje e ekuilibrit neurovegjetativ, çrregullime psikosomatike dhe shfaqje hipokondrike;
• në enurezë (kur përjashtohet patologjia organike).