Amantadine

Amantadine 100 mg
Amantadine 100 mgAmantadine 100 mgAmantadine 100 mgAmantadine 100 mgAmantadine 100 mg
Sistemi Nervor
Shqipëri
Jo
Po
Po
SA00009
Amantadine
100 mg
Tableta
Amantadinë klorhidrat
Kuti x 30
Tableta - 100 mg Amantadina është një agonist i dobët i dopaminës, me efekte modeste antiparkinsonike.Mekanizmi i saktë i veprimit të saj ësh … Read more

Tableta - 100 mg

Amantadina është një agonist i dobët i dopaminës, me efekte modeste antiparkinsonike.
Mekanizmi i saktë i veprimit të saj është ende i pasqaruar, por mendohet se ajo ndihmon në lirimin e dopaminës nga mbaresat dopaminergjike të paprekura, të cilat ndodhen në substantia nigra të të sëmurëve parkinsonikë. Amantadina është më pak e efektshme se levodopa në mjekimin e parkinsonizmit, por pak më e efektshme se barnat antikolinergjike. Ajo përmirëson
bradikinezinë, ngurtësinë muskulare dhe dridhjet, por me kalimin e kohës zhvillohet tolerancë ndaj efekteve të saj. Ky bar ushtron veprim antiviral kundër virusit të gripit të tipit A2
Indikohet në:
- sëmundjen e Parkinsonit;
- sindrom dhe reaksione ekstrapiramidale të shkaktuara nga barnat;
- parkinsonizëm pasencefalik;
- parkinsonizëm arteriosklerotik;
- parkinsonizëm simptomatik pas traumave të sistemit nervor prej helmimeve nga monoksidi i karbonit.
Zakonisht kombinohet edhe me barna të tjera antiparkinsonike.

- indikohet edhe për profilaksinë dhe mjekimin e infeksioneve të shkaktuara nga virusi i gripit të tipit A2, por është e paefektshme për parandalimin e infeksioneve të shkaktuara nga
tipat e tjerë të virusit;

- indikohet edhe në trajtimin e herpes zoster.