Papaverinë

papaverine_1
papaverine_1papaverine_2papaverine_3papaverine_4papaverine_5
Trakti Digjestiv dhe Metabolizmi
Shqipëri
Jo
Po
Po
SA00308
Papaverinë
(4%) 40 mg/1 ml
Tretësirë për injeksion
Papaverinë klorhidrat
Kuti x 10 ampula
Tretësirë për injeksion - (4%) 40 mg/1 ml Papaverina është një alkaloid që është prezent tek opiumi, pavarësisht se nuk është e lidhur k … Read more

Tretësirë për injeksion - (4%) 40 mg/1 ml

Papaverina është një alkaloid që është prezent tek opiumi, pavarësisht se nuk është e lidhur kimikisht apo farmakologjikisht me alkaloidet e tjera të tij.
Papaverina ushtron një efekt lëshues të drejtpërdrejtë të muskulaturës së lëmuar, efekt që i detyrohet pjesërisht aftësisë së saj për ta frenuar fosfodiesterazën. Ajo shkakton zgjerimin e koronareve, të enëve trunore e pulmonare dhe të arterieve periferike; lëshon muskulaturën e lëmuar të bronkeve, të aparatit tretës, ureterëve dhe të sistemit biliar.

Papaverine indikohet në:
● spazma viscerale (p.sh. uretrale, biliare dhe kolika gastrointestinale);
● spazma vaskulare të shoqëruara me infarkt akut miokardi (bllokim koronar);
● angina pectoris;
● embolizëm periferik dhe pulmonar;
● sëmundje vaskulare periferike ku ka një element vazospastik;
● disa gjendje angiospastike trunore.