Prulan

Trakti Digjestiv dhe Metabolizmi
Shqipëri
Jo
Po
Po
SA00329
Prulan
10 mg
Tableta
Metoklopramid
Kuti x 30
Tableta - 10 mg Prulan përmban lëndën aktive metoklopramid klorhidrat, i cili është një antiemetik.Ai vepron në një pjesë të trurit duke pa … Read more

Tableta - 10 mg

Prulan përmban lëndën aktive metoklopramid klorhidrat, i cili është një antiemetik.
Ai vepron në një pjesë të trurit duke parandaluar ndjesinë e të përzierit (nauze) dhe të vjellat.

Tabletat 10 mg

Të rriturit
Prulan përdoret tek të rriturit:
● për të parandaluar të përzierat dhe të vjellat e vonuara që mund të ndodhin pas kemoterapisë
● për të parandaluar të përzierat dhe të vjellat e shkaktuara nga radioterapia
● për të trajtuar të përzierat dhe të vjellat, përfshirë të përzierat dhe të vjellat që shoqërojnë migrenën.
Metoklopramidi mund të merret me analgjezikë oralë në rast migrene, që të ndihmojë analgjezikët të funksionojnë në mënyrë më efektive.

Fëmijët
Prulan indikohet tek fëmijët (mosha 1-18 vjeç) nëse trajtimet e tjera nuk kanë dhënë rezultate ose nuk mund të përdoren në parandalimin e të përzierave dhe të vjellave të vonuara që mund të ndodhin pas kemoterapisë.