Prometazinë

Prometazinë
PrometazinëPrometazinëPrometazinëPrometazinë
Sistemi Respirator
Shqipëri
Jo
Jo
Po
SA00335
Prometazinë
25 mg
Drazhe
Prometazinë klorhidrat
Kuti x 30
Drazhe - 25 mg Prometazina, një rrjedhës i fenotiazinës, ul ose zhduk veprimet kryesore të histaminës në organizëm, duke konkuruar ose blloku … Read more

Drazhe - 25 mg

Prometazina, një rrjedhës i fenotiazinës, ul ose zhduk veprimet kryesore të histaminës në organizëm, duke konkuruar ose bllokuar në mënyrë të prapësueshme histaminën në receptorët e indeve. Ajo nuk e çaktivizon histaminën dhe nuk e parandalon sintezën ose çlirimin e saj. Receptorët H1 të histaminës janë përgjegjës për zgjerimin e enëve të gjakut, rritjen e përshkueshmërisë së kapilarëve e kruarjet dhe deri në një farë mase për tkurrjen e muskulaturës së lëmuar të bronkeve dhe të aparatit tretës. Ajo ka edhe veti antimuskarinike, antagonizuese të adrenalinës, antagonizuese të serotoninës dhe efekte anestezike lokale.

Drazhetë Prometazine 25 mg indikohen në:
● qetësimin e përkohshëm të rrjedhjes së hundëve dhe teshtitjes të shkaktuara nga gjendjet gripale;
● qetësimin simptomatik të rinitit alergjik stinor dhe gjatë gjithë vjetit, rinitit vazomotor, konjunktivitit alergjik;
● qetësimin e simptomave me kruajtje alergjike e joalergjike;
● trajtimin e manifestimeve të lehta e të pandërlikuara të lëkurës nga urtikaria dhe angioedema;
● përmirësimin e reaksioneve alergjike prej gjakut ose plazmës;
● trajtimin e dermografizmit;
● mjekimin ndihmës në reaksionet anafilaktike;
● qetësimin paraoperator dhe pasoperator;
● parandalimin dhe kontrollin e nauzesë e të vjellave të shkaktuara nga disa tipa anestezie dhe ndërhyrjeje kirurgjike;
● mjekimin ndihmës të analgjezikëve për dhimbjet pasoperatore;
● nxitjen e një gjumi të lehtë;
● trajtimin aktiv dhe profilaktik të sëmundjes së lëvizjes (udhëtim me automjet, aeroplan, anije, etj).