Tretësirë për injeksion - (202 mg + 50.5 mg) / 10 ml (2.5%)
Aminofilina është një kompleks i teofilinës me etilendiaminën; kjo e fundit përmirëson tretshmërinë dhe përthithjen e teofilinës. Aminofilina lëshon drejpërsëdrejti muskulaturën e bronkeve dhe të enëve të gjakut të mushkërive, nxit sistemin nervor qendror, nxit diurezën, shton sekretimin acid të stomakut, ul trysninë e pjesës së poshtme të sfinkterit ezofageal dhe frenon tkurrjet uterine. Teofilina është edhe një nxitës qendror i frymëmarrjes.
Eufiline përdoret: për trajtimin dhe profilaksinë e bronkospazmave të prapësueshme të shoqëruara me astmë ose sëmundje pulmonare obstruktive kronike.