DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC Rimbursimi

Lista e barnave të rimbursuara,është një pjesë e rëndësishme e paketave të shërbimit që mbulon Fondi I Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për popullatën. Lista e barnave të rimbursueshme ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për të gjithë pacientët e në mënyrë të posaçme për shtresat në nevojë. Në këtë këndvështrim, FSDKSH synon përmes listës së re të barnave, te shtojë vëmendjen drejt kategorive si pensionistët dhe pacintët që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Në hartimin e listës së barnave janë marrë parasysh disa kritere shkencore, duke i dhënë prioritet barnave të cilat përdoren për sëmundje të rënda; sëmundje me rrezikshmëri të lartë për jetën; sëmundje që shkaktojnë invaliditet; sëmundje që kanë rrezikshmëri përhapje në shoqëri; sëmundje që shkaktojnë shumë vuajtje si dhe sëmundje kronike që kërkojnë mjekim të zgjatur.

Sistemi Nervor - Të Rimbursueshme

Tretësirë për injeksion - (2.5%) 50 mg/2 ml

Klorpromazine është i pari antipsikotik i futur në praktikë dhe përfaqëson prototipin e fenotiazinave alifatike. Klorpromazine ushtron një varg veprimesh, duke filluar nga veprimet deprimuese në sistemin nervor qendror, veprimin bllokues alfa-adrenergjik dhe një veprim të dobët antimuskarinik. Klorpromazine është një frenuese e dopaminës dhe nxit çlirimin e prolaktinës. Ka të dhëna që antagonizmi i funksionit dopaminergjik qendror, sidomos i receptorit
D2-dopaminergjik ka lidhje me efektin terapeutik në gjendje psikotike.
Klorpromazine ka veti qetësuese, por të sëmurëve zakonisht ju shfaqet shpejt tolerancë ndaj këtij efekti. Ajo ka veti antiemetike, bllokuese të serotoninës dhe veti të dobëta antihistaminike dhe gangliobllokuese. Klorpromazine frenon qendrën e rregullimit të temperaturës, kështu që të sëmurët kanë prirje që të fitojnë temperaturën e mjedisit që i rrethon; ajo mund ta lëshojë muskulaturën e skeletit.
Drazhetë dhe tretësira për injeksion Klorpromazine dhe përdoren:
● në skizofreninë akute dhe kronike tek të rriturit dhe tek fëmijët;
● për të reduktuar maninë akute dhe në shqetësimet bipolare;
● në kontrollin e sjelljeve të dhunshme dhe të axhituara tek të rriturit dhe tek fëmijët dhe ndonjëherë edhe tek ata që kanë shqetësime psikiatrike;
● tek fëmijët autikë;
● si zëvendësuese në trajtimin për kohë të shkurtër të ankthit të rëndë dhe për të reduktuar ankthin pre-operator tek të rriturit dhe tek fëmijët;
● si një antiemetik në disa forma të nauzesë dhe të të vjellave tek të rriturit dhe tek fëmijët, por ajo është joefektive në sëmundjen e udhëtimit;
● në qetësimin e lemzës persistente;
● si terapi shtesë në trajtimin e tetanozit tek të rriturit dhe tek fëmijët dhe për të kontrolluar simptomat në porfirinë akute intermitente;
● për induktimin e hipotermisë;
● në kirurgji – përgatitje për anestezi, profilaksi dhe mjekimin e gjendjeve të shokut;
● në obstetrikë - analgjezi obstetrike, eklampsi.

Drazhe - 25 mg


Levomepromazina bën pjesë në grupin e neuroleptikëve fenotiazinikë. Ajo vepron në hipotalamus, talamus, formacionin retikular dhe në sistemin limbik, duke frenuar impulset ndijore. Levomepromazina antagonizon receptorët D2–dopaminergjikë, 5HT3–serotoninergjikë, H1–histaminergjikë dhe ata kolinergjikë (muskarinikë). Si rezultat i këtij antagonizmi shfaqet një efekt qetësues në doza të vogla, një efekt antipsikotik në doza të larta, si edhe rritje e pragut të dhimbjes dhe nxitje e amnezisë. Levomepromazina ka edhe efekt analgjezik, antihistaminik dhe
antikolinergjik. Bari nuk jep deprimim të theksuar të frymëmarrjes dhe prandaj është i dobishëm sidomos në të sëmurët me rezervë të ulët respiratore.


Levomepromazine përdoret për trajtimin e:
● psikozave, për të kontrolluar eksitimin dhe hiperaktivitetin psikomotor në depresion mesatarisht të rëndë;
● skizofrenisë;
● çrregullimeve psikotike me halucinacione;
● çrregullimeve të personalitetit në të sëmurët epileptikë;
● çrregullimeve neurotike;
● dhimbjeve mesatarisht të rënda ose të rënda para ndërhyrjeve kirurgjike;
● të vjellave rezistente.

Drazhe - 10 mg

Tableta - 15 mg

Luminal përmban si lëndë aktive fenobarbital, i cili bën pjesë në grupin e barbiturateve. Ai mund të shkaktojë një përndryshim në të gjitha nivelet e sistemit nervor qendror, duke filluar nga nxitja, qetësimi i lehtë, hipnoza e deri në koma. Në doza terapeutike relativisht të larta, barbituratet mund të nxisin anestezinë. Dozat e larta mund të shkaktojnë vdekje. Fenobarbitali
deprimon koren ndijimore, ul veprimtarinë motore, përndryshon funksionin e trurit të vogël dhe shkakton përgjumje, qetësim dhe hipnozë. Barbituratet kanë veprim të dobët analgjezik në doza nënanestezike dhe mund të rrisin reaksionin ndaj stimujve në dhimbje. Të gjithë barbituratet ushtrojnë veprim antikonvulsiv në doza anestezike. Barbituratet janë deprimues të frymëmarrjes;
shkalla e deprimimit të frymëmarrjes varet nga doza. Barbituratet përthithen në shkallë të ndryshme pas përdorimit nga goja ose me rrugë parenterale.
Kripërat përthithen më shpejt se acidet. Shpejtësia e përthithjes rritet në qoftë se kripërat e natriumit merren në trajtë të një tretësire të holluar ose merren me stomak bosh. Fillimi i veprimit pas marrjes nga goja luhatet nga 20 deri në 60 minuta. Fillimi i veprimit pas injektimit në muskul është disi më i shpejtë se në rastin kur fenobarbitali merret nga goja, kurse pas injektimit në venë veprimi mund të fillojë pas 5 minutash. Deprimimi maksimal i sistemit nervor qendror mund të mos shfaqet edhe rreth 15 minuta pas injektimit në venë.
Luminal përdoret:
● si mjekim afatgjatë i krizave të gjeneralizuara toniko-klonike dhe kortikale fokale;
● si pjesë e trajtimit në urgjencat e konvulsioneve akute, përfshirë status epilepticus;
● si mjekim afatshkurtër i pagjumësisë;
● si qetësues paraanestezik;
● në trajtimin e konvulsioneve febrile në fëmijë.

Tableta 60 mg

Luminal përmban si lëndë aktive fenobarbital, i cili bën pjesë në grupin e barbiturateve. Ai mund të shkaktojë një përndryshim në të gjitha nivelet e sistemit nervor qendror, duke filluar nga nxitja, qetësimi i lehtë, hipnoza e deri në koma. Në doza terapeutike relativisht të larta, barbituratet mund të nxisin anestezinë. Dozat e larta mund të shkaktojnë vdekje. Fenobarbitali
deprimon koren ndijimore, ul veprimtarinë motore, përndryshon funksionin e trurit të vogël dhe shkakton përgjumje, qetësim dhe hipnozë. Barbituratet kanë veprim të dobët analgjezik në doza nënanestezike dhe mund të rrisin reaksionin ndaj stimujve në dhimbje. Të gjithë barbituratet ushtrojnë veprim antikonvulsiv në doza anestezike. Barbituratet janë deprimues të frymëmarrjes;
shkalla e deprimimit të frymëmarrjes varet nga doza. Barbituratet përthithen në shkallë të ndryshme pas përdorimit nga goja ose me rrugë parenterale. Kripërat përthithen më shpejt se acidet. Shpejtësia e përthithjes rritet në qoftë se kripërat e natriumit merren në trajtë të një tretësire të holluar ose merren me stomak bosh. Fillimi i veprimit pas marrjes nga goja luhatet nga 20 deri në 60 minuta. Fillimi i veprimit pas injektimit në muskul është disi më i shpejtë se në rastin kur fenobarbitali merret nga goja, kurse pas injektimit në venë veprimi mund të fillojë pas 5 minutash. Deprimimi maksimal i sistemit nervor qendror mund të mos shfaqet edhe rreth 15 minuta pas injektimit në venë.
Luminal përdoret:
● si mjekim afatgjatë i krizave të gjeneralizuara toniko-klonike dhe kortikale fokale;
● si pjesë e trajtimit në urgjencat e konvulsioneve akute, përfshirë status epilepticus;
● si mjekim afatshkurtër i pagjumësisë;
● si qetësues paraanestezik;
● në trajtimin e konvulsioneve febrile në fëmijë.

Tretësirë për injeksion - (1%) 10 mg/ml

Morfina është një analgjezik narkotik, që shkakton analgjezi me anën e veprimit më shumë qendror sesa periferik në perceptimin e dhimbjes. Ajo vepron edhe në muskulaturën e lëmuar, duke rritur tonin, sidomos të sfinkterëve të aparatit tretës, duke shkaktuar ulje të peristalzës. Efektet farmakologjike të morfinës janë: analgjezia, përgjumja, përndryshimi i mënyrës së sjelljes (euforia), ulja e temperaturës së trupit dhe në varësi të dozës edhe deprimimi i frymëmarrjes. Frenimi i kollës shkaktohet nga efekti i drejtpërdrejtë në qendrën medulare.
Morfina përthithet shpejt pas injektimit në muskul ose nën lëkurë. Nivelet plazmatike maksimale shfaqen brenda 30 minutash pas injektimit në muskul. Morfina shpërndahet shpejt në organizëm, por kryesisht në indin parenkimatoz, si p.sh. në veshka, mëlçi dhe shpretkë. Përqëndrime më të ulëta janë gjetur në muskulaturën e skeletit. Sasi të vogla të morfinës e kalojnë barrierën hematoencefalike. Morfina nuk qëndron gjatë në inde dhe 24 orë pas marrjes së dozës së fundit, përqëndrimet janë mjaft të ulëta. Morfina kalon përmes placentës dhe gjurmë të saj janë gjetur në djersë dhe në qumështin e gjirit. Rreth 33% e barit lidhet me proteinat, kryesisht me albuminën. Morfina metabolizohet kryesisht në mëlçi me anën e konjugimit me acidin glukuronik në grupin 3 – hidroksilik dhe në një shkallë më të vogël në grupin 6 – hidroksilik. Gjysmëjeta e jashtëqitjes është afërsisht 1.5 deri në 2 orë në subjektet e shëndetshëm dhe 90% e dozës largohet me anën e urinës brenda 24 orësh. Afërsisht 7 deri në 10% e dozës largohet me anën e feçeve. Ka të dhëna se jashtëqitja urinare e morfinës mund të rritet me anën e uljes së pH - it të
urinës.

Morfinë përdoret në:
● qetësim të dhimbjeve mesatare deri të forta, në tumoret malinje, pas traumave të rënda, pas operacioneve dhe infarkt miokardi;
● astmë kardiake;
● edemë pulmonare akute;
● obstruksion vaskular periferik;
● shok traumatik;
● emboli pulmonare;
● kolika abdominale, renale e biliare;
● paramjekim para anestezisë së përgjithshme.
Morfina përdoret edhe në urgjencat e tjera, si psh. në insufiçiencën e ventrikulit të majtë, perforim abdominal dhe hematemezë. Morfina redukton ankthin që shoqëron dhimbjen e rëndë dhe përdoret si hipnotik në rastin kur pagjumësia shkaktohet nga dhimbja.

Tableta të veshura me film -10 mg

Olanzapina i përket grupit të barnave të quajtur antipsikotikë.

Olanzapina përdoret për trajtimin e skizofrenisë dhe të manisë së moderuar deri në të rëndë, e cila shoqërohet me çrregullime bipolare. Ky bar trajton simptoma si: të dëgjuarit, të parit ose të ndjerit e gjërave që nuk ekzistojnë, besime të gabuara, dyshime jo të zakonshme. Personat e sëmurë mund edhe të ndjejnë depresion, ankth ose tension.
Gjithashtu, Olanzapin përdoret për të trajtuar simptoma si: të ndjerit hiperaktiv, me energji të tepërt dhe ndonjëherë me irritueshmëri të shtuar. Ajo shërben gjithashtu si stabilizuese e
humorit.

Tableta - 5 mg

Parkinsan përmban lëndën aktive triheksifenidil klorhidrat. Ai është një antimuskarinik me veprime të ngjashme me ato të atropinës. Ai ushtron efekt frenues të drejtpërdrejtë në sistemin nervor parasimpatik duke frenuar veprimet e acetilkolinës. Parkinsan ushtron edhe veprim antispazmodik në muskulaturën e lëmuar.

Tabletat Parkinsan 5 mg indikohen si:
● ndihmës në mjekimin e të gjitha formave të parkinsonizmit (pasencefalik, arterosklerotik dhe idiopatik);
● ndihmës gjatë mjekimit me levodopa të formave të mësipërme të parkinsonizmit. Ai ndihmon në uljen e rigiditetit (shtangësisë) muskular dhe në reduktimin e shtimit të theksuar të pështymës që shoqëron parkinsonizmin;
● mjekim ndihmës me levodopa për kontrollin e çrregullimeve ekstrapiramidale të shkaktuara nga barnat që veprojnë në sistemin nervor qendror.

Tretësirë për injeksion - (5%) 100 mg/2 ml

Petidina është një analgjezik opioid sintetik, që vepron kryesisht si agonist opioid i receptorëve μ. Petidina ka veprime e përdorime të ngjashme me morfinën, por ajo është më e tretshme në yndyrna se morfina dhe ka veprim analgjezik më pak të fortë dhe me kohëzgjatje më të shkurtër. Efekti i saj analgjezik zgjat 2 – 4 orë.

Petidine indikohet në:
● qetësimin e dhimbjeve në tumore malinje;
● neurite të rënda;
● çrregullime të veprimtarisë së lindjes (tkurrje të forta të shoqëruara me dhimbje gjatë zgjerimit mbi 3 cm);
● edemë pulmonare akute;
● qetësimin e spazmave të muskulaturës së lëmuar të aparatit tretës, të rrugëve biliare e urinare;
● paramjekimin para anestezisë së përgjithshme;
● qetësimin e dhimbjeve pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

Tableta - 50 mg

 

Tableta - 200 mg

 

Tableta te veshura me film - 2 mg

Risocon përmban lëndën vepruese risperidon. Risocon i përket grupit të barnave të quajtur ‘antipsikotikë’.

Risocon përdoret:
• për mjekimin e skizofrenisë, ku ju mund të shihni, dëgjoni apo ndjeni gjëra të cilat nuk ndodhen aty, të besoni gjëra të cilat nuk janë të vërteta ose të ndiheni tepër dyshues, ose konfuz;
• për mjekimin e manisë, ku ju mund të ndiheni shumë të eksituar, të ngazëllyer, të axhituar, entuziast ose hiperaktiv; mania shfaqet si një sëmundje e quajtur “sëmundje maniako-depresive”;
• për mjekimin afatshkurtër (deri në 6 javë) të agresionit të zgjatur në pacientët me demencë të Alzheimerit, të cilët dëmtojnë vetveten ose të tjerët; më përpara duhet të kenë përdorur trajtime alternative (jo me bazë barnash).

Tretësirë për përdorim nga goja - 1 mg/ml

Risperidoni bën pjesë në grupin e barnave të njohura si agjentë antipsikotikë.
Risperidon përdoret në:
– skizofreni, ku ju mund të shikoni, dëgjoni ose të ndjeni gjëra që nuk janë aty, të besoni gjëra që nuk janë të vërteta ose të keni ndjesi të pazakonta dyshimi ose hutimi
– mani, ku ju mund të ndiheni të ngazëllyer, të shqetësuar, entuziastë ose hiperaktivë; mania ndodh në një sëmundje të quajtur “çrregullim bipolar”
– trajtimin për një kohë të shkurtër (deri në 6 javë) të agresionit afatgjatë tek njerëzit me demencë Alzheimer, të cilët lëndojnë veten ose të tjerët; trajtime të tjerë alternativë (jo barna) duhet të jenë provuar më parë
– trajtimin për një kohë të shkurtër (deri në 6 javë) të agresionit afatgjatë tek fëmijët e paaftë intelektualisht (të paktën të moshës 5 vjeçare) dhe adoleshentët me çrregullim të sjelljes.
Risperidon mund të ndihmojë lehtësimin e simptomave të sëmundjes tuaj dhe të ndalojë rikthimin e tyre.

Tableta të veshura me film - 25 mg

Topiramat i përket grupit të barnave të quajtur barna antiepileptike dhe përdoret:
● i vetëm për të mjekuar krizat epileptike, në të rriturit dhe fëmijët e moshës mbi 6 vjeç
● i shoqëruar me barna të tjera që mjekojnë krizat epileptike në të rriturit dhe fëmijët e moshës mbi 2 vjec
● për parandalimin e dhimbjeve të kokës që shkaktohen nga migrena, në pacientët e rritur. 

Kapsula - 50 mg

Tramadoli është lënda aktive që përmbajnë kapsulat 50 mg Tramadol. Ky bar bën pjesë në një grup barnash që quhen analgjezikë, të cilët zakonisht njihen si qetësues të dhimbjes. Këto barna veprojnë në tru dhe në palcën kurrizore duke ulur ndjesinë tuaj të dhimbjes. Tramadoli është një qetësues i dhimbjes që bën pjesë në klasën e opioideve që veprojnë në sistemin nervor qendror.

Kapsulat Tramadol përdoren për trajtimin e dhimbjeve të moderuara ose të rënda, dhimbjeve të menjëhershme ose që i keni patur dhe më parë (për shembull, pas një operacioni ose një plagosjeje).

Results 16 - 30 of 31