DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ

ATC Rimbursimi

Lista e barnave të rimbursuara,është një pjesë e rëndësishme e paketave të shërbimit që mbulon Fondi I Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për popullatën. Lista e barnave të rimbursueshme ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për të gjithë pacientët e në mënyrë të posaçme për shtresat në nevojë. Në këtë këndvështrim, FSDKSH synon përmes listës së re të barnave, te shtojë vëmendjen drejt kategorive si pensionistët dhe pacintët që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Në hartimin e listës së barnave janë marrë parasysh disa kritere shkencore, duke i dhënë prioritet barnave të cilat përdoren për sëmundje të rënda; sëmundje me rrezikshmëri të lartë për jetën; sëmundje që shkaktojnë invaliditet; sëmundje që kanë rrezikshmëri përhapje në shoqëri; sëmundje që shkaktojnë shumë vuajtje si dhe sëmundje kronike që kërkojnë mjekim të zgjatur.

Sistemi Kardiovaskular - Të Rimbursueshme

Drazhe - 10 mg

Nifedipina është një kalçibllokues dihidropiridinik. Ajo frenon lëvizjen e joneve të kalçiumit përmes membranës qelizore. Nifedipina ul kërkesën për oksigjen të miokardit. Ajo është vazodilatatore e enëve periferike dhe atyre koronare, por ndryshe nga kalçibllokuesit e tjerë, diltiazemi dhe verapamili, ka pak ose aspak ndikim në përçimin kardiak dhe rrallë shihet efekt inotrop negativ në doza terapeutike. Nifedipina nuk ka aktivitet antiaritmik. Ajo zgjeron arteriet kryesore koronare e arteriolat koronare, si në regjionin normal ashtu edhe në atë iskemik dhe është një frenuese e fuqishme e spazmave të tyre. Ajo ul tensionin arterial në qetësi dhe në një nivel të caktuar sforcimi. Këtë e realizon duke zgjeruar arteriolat periferike dhe duke ulur rezistencën e përgjithshme periferike.

Drazhetë Nifedipine 10 mg përdoren në:
● anginë;
● sëmundjen Raynaud;
● hipertension.

Tableta - 10 mg

Tableta - 10 mg

Nitrosorbit përmban lëndën aktive izosorbid dinitrat. Veprimi farmakologjik themelor i dinitratit të izosorbidit, sikurse i të gjitha nitrateve organike, është lëshimi i muskulaturës së lëmuar vaskulare si rezultat i nxitjes së prodhimit të monofosfatit të guanozinës ciklike intraqelizore. Lëshimi i arteriolave e ul rezistencën vaskulare sistemike dhe presionin arteror.

Tabletat Nitrosorbit 10 mg indikohen në:
● profilaksi dhe mjekim i angina pectoris;
● insufiçiencë e ventrikulit të majtë.

Tableta - 5 mg

Amlodipina është kalçibllokues i grupit të dihidropiridinave dhe ndalon zhvendosjen transmembranore të joneve të kalçiumit në muskujt e lëmuar të enëve të gjakut dhe ato kardiakë. Veprimi antihipertensiv i detyrohet efektit relaksues mbi muskujt e lëmuar të arterieve. Mekanizmi i saktë në sajë të të cilit amlodipina lehtëson anginën nuk është përcaktuar përfundimisht, por amlodipina zvogëlon ngarkesën totale ishemike në sajë të dy veprimeve të mëposhtme:
1) amlodipina zgjeron arteriolat periferike dhe kështu redukton rezistencën totale periferike kundër së cilës zemra punon; meqenëse shpejtësia e zemrës mbetet konstante, reduktimi i
ngarkesës së zemrës zvogëlon konsumimin e energjisë si dhe kërkesat për oksigjen të miokardit;
2) mekanizmi i veprimit të amlodipinës gjithashtu mund të përfshijë zmadhimin e arteries koronare kryesore dhe arteriolave koronare, si në regjionet normale edhe në ato ishemike; zgjerimi rrit furnizimin me oksigjen të miokardit në pacientët me spazmë të arterieve koronare (anginë Prinzmetal).

Indikimet:
• Hipertension, mund të përdoret e vetme ose në kombinim me antihipertensivë të tjerë.
• Sëmundje ishemike të zemrës (anginë e qëndrueshme kronike), mund të përdoret e vetme ose në kombinim me antianginozë të tjerë.
• Anginë vazospastike (anginë Prinzmetal), si monoterapi ose me antianginozë të tjerë.

Tableta te veshura me film - 5 mg

Procor pёrmban si lёndё aktive bisoprolol fumarat i cili ёshtё beta-bllokues kardioselektiv.
Bisoprololi ka veti simpatomimetike intrinseke dhe membranё-stabilizuese. Efekti antihipertensiv i beta-bllokuesve shfaqet si pasojë e veprimit të drejtpërdrejtë në zemër duke ulur debitin
kardiak, tkurrshmërinë dhe frekuencën kardiake, duke frenuar prodhimin e reninës nga aparati junkstaglomerular, dhe duke dhënë efekte frenuese në sistemin nervor qendror (SNQ).

Procor indikohet nё trajtimin e hipertensionit dhe nё angina pektoris. Ai pёrdoret edhe si shtesё e terapisё standarde tek pacientёt me insufiçiencё kardiake kronike tё stabilizuar.

Tableta te veshura me film - 10 mg

Tableta e veshur me film me clirim te zgjatur - 20 mg

Pronipin përmban substancën aktive nifedipinë, e cila është një kalçibllokues që përmirëson prurjen e oksigjenit në miokard me uljen në të njëjtën kohë të kërkesës për oksigjen. Nifedipina ka një efekt enëzgjerues mbi sipërfaqet arteriale periferike duke shkaktuar një rënie të rezistencës vaskulare periferike dhe një ulje të shpejtësisë periferike të gjakut. Bllokuesit e kanaleve të Ca2+ janë shumë të përdorshëm në uljen e hipertensionit. Nifedipina zgjeron arteriet
koronare, kështu që mbron zemrën kundrejt spazmave koronare dhe lehtëson iskeminë e miokardit.

Pronipin përdoret në:
– angina pektoris kronike;
– hipertension.
Ju lutemi mos e përdorni Pronipin për lehtësimin e një ataku të menjëhershëm të anginës.

Tableta - 40 mg

Propranolol përmban lëndën aktive propranolol klorhidrat, e cila bën pjesë në grupin e beta-bllokuesve.

Tabletat Propranolol 40 mg përdoren:
• në kontrollin e hipertensionit;
• në trajtimin e angina pektoris;
• në parandalimin e atakeve të tjera kardiake, në rast se ju e keni kaluar një të tillë;
• në trajtimin e kardiomiopatisë hipertrofike;
• në kontrollin e aritmive.
Gjithashtu, tabletat Propranolol mund të përdoren edhe:
• në parandalimin e dhimbjes së fortë të kokës (migrenës);
• në trajtimin e tremorit esencial;
• në kontrollin e ankthit dhe takikardisë të shkaktuar nga ankthi;
• si trajtim ndihmës në hiperaktivitetin e gjendrës tiroide (tirotoksikozë);
• në trajtimin e hipertensionit të shkaktuar nga tumori në gjendrën adrenale - feokromocitomë (vetëm me një alfa-bllokues);
• në parandalimin e gjakrrjedhjes së pjesës së sipërme të traktit gastrointestinal në pacientët me tension të lartë në mëlçi dhe variçe të ezofagut.

Tableta te veshura me film - 10 mg

Siprolip është një bar nga klasa e frenuesve të enzimës pjesëmarrëse në sintezën e kolesterolit, i cili përdoret për të ulur nivelin e yndyrnave në gjak (kolesterolit). Lënda aktive e Siprolip, simvastatina, zvogëlon prodhimin e kolesterolit në mëlçi. Për simvastatinën është parë se në pacientët me risk të lartë për sëmundjet koronare të zemrës, zvogëlon rrezikun e infarktit të zemrës ose të insultit.

Siprolip përdoret:
si shtesë e një diete në:
– pacientë me hiperkolesterolemi (primare ose hiperlipidemi mikse) ku dieta dhe masa të tjera si aktiviteti fizik apo humbja në peshë nuk janë të mjaftueshme të vetme;
– pacientë me hiperkolesterolemi homozigote familjare, e shoqëruar me mjekime të tjera ose kur këto nuk janë të përshtatshme; për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare:
– në pacientë, niveli i kolesterolit në gjak të të cilëve është normal ose i lartë, me sëmundje kardiovaskulare arteriosklerotike ose diabet, së bashku me masa të tjera parandaluese.

Tableta te veshura me film - 20 mg

Tableta te veshura me film - 40 mg

Tableta - 50 mg

Spirolan përmban lëndën vepruese spironolakton, i cili është një bar diuretik (mbajtës i kaliumit).

Spirolan përdoret në:
● hiperaldosteronizëm primar (prodhim i tepërt i mineralokortikoidit aldosteron), nëse nuk indikohet operacioni;
● grumbullim uji në inde dhe / ose abdomen (edema dhe / ose ascite) në sëmundje që kanë lidhje me hiperaldosteronizmin sekondar.

Tableta - 25 mg

Tableta - ( 50 mg+ 25 mg )

Triam H është një bar që nxit eliminimin e ujit dhe që përdoret për vetitë antihipertensive.
Lëndët vepruese të Triam H janë triamtereni dhe hidroklortiazidi.

Ky bar përdoret:
– në presion të lartë të gjakut (hipertension arterial);
– në rast se ka grumbullime jonormale të ujit (edema) për shkak të sëmundjeve të zemrës, mëlçisë ose veshkave;
– në pamjaftueshmëri kronike të zemrës.

Tableta te veshura me film - 300 mg

Ultesan përmban lëndën vepruese irbesartan, i cili bën pjesë në grupin e barnave të njohur si antagonistë të receptorëve të angiotenzinës-II. Angiotenzina-II është një substancë e prodhuar
në trup, e cila lidhet me receptorët në enët e gjakut duke shkaktuar ngushtimin e tyre. Kjo çon në rritje të presionit të gjakut. Ultesan parandalon lidhjen e angiotenzinës-II me këta receptorë, duke shkaktuar relaksim të enëve të gjakut dhe ulje të presionit të gjakut. Ultesan ngadalëson uljen e funksionit të veshkave në pacientët me presion të lartë të gjakut dhe diabet tip 2.

Ultesan përdoret në pacientët e rritur:
● për trajtimin e presionit të lartë të gjakut (hipertensionit esencial);
● për mbrojtjen e veshkave në pacientët me presion të lartë të gjakut, diabet tip 2 dhe me të dhëna laboratorike për dëmtimin e funksionit të veshkave.

Results 31 - 45 of 50