Tableta - 60 mg
Tabletat Diltiazem përmbajnë 60 mg diltiazem klorhidrat. Diltiazemi është një benzotiazepinë bllokuese e kanaleve të kalçiumit, që e ushtron veprimin në sajë të vetive të tij vazodilatatore në enët koronare dhe ato periferike dhe vetive të kufizuara inotrope negative (pakëson forcën e kontraktimit të muskulit të zemrës). Tabletat Diltiazem përdoren në trajtimin e angina pektoris dhe hipertensionit.