Tableta - 25 mg
Dilapro përmban lëndën vepruese karvedilol, i cili shkakton bllokadë joselektive të receptorëve beta-1 dhe beta-2 si dhe bllokadë selektive të receptorëve alfa-1 në zemër dhe në sistemin vaskular.
Dilapro përdoret për:
– trajtimin e presionit të lartë esencial të gjakut
– trajtimin e angina pektoris kronike dhe të stabilizuar
– trajtimin suplementar të insufiçiencës kardiake kronike, të stabilizuar.