Tableta të veshura me film - 100 mg
Atenololi, një beta – bllokues përzgjedhës, bllokon receptorët beta1 të zemrës, të cilët ndikojnë kryesisht në sistemin kardiovaskular (ulin ritmin e zemrës, ulin kontraksionin kardiak dhe ulin presionin e gjakut); në të sëmurët me angina pektoris ai ul kërkesat e miokardit për oksigjen, ul shpeshtësinë e krizave anginoze, ul nevojat për nitrate, si dhe rrit tolerancën ndaj veprimtarisë fizike. Atenololi ul presionin arterial sistolik e diastolik.
Atenolol indikohet në:
- hipertension arterial (esencial dhe renal, i vetëm ose i kombinuar me barna të tjera);
- angina pektoris të shkaktuar nga arteroskleroza koronare;
- aritmi ventrikulare;
- aritmi ose takikardi supraventrikulare,
- infarkt akut miokardi.