Amiodaron

Amiodaron 200 mg
Amiodaron 200 mgAmiodaron 200 mgAmiodaron 200 mgAmiodaron 200 mgAmiodaron 200 mg
Sistemi Kardiovaskular
Shqipëri
Jo
Po
Po
SA00011
Amiodaron
200 mg
Tableta
Amiodaron klorhidrat
Kuti x 30
Tableta - 200 mg Amiodaron është një bar, i cili bën pjesë në klasën III të antiaritmikëve, ndonëse ai ka edhe disa veti të antiaritmikëv … Read more

Tableta - 200 mg

Amiodaron është një bar, i cili bën pjesë në klasën III të antiaritmikëve, ndonëse ai ka edhe disa veti të antiaritmikëve të klasave I, II dhe IV.
Ai bllokon kanalet e çaktivizuara e të shpejta të natriumit, si edhe kanalet e kalciumit dhe të kaliumit. Ai antagonizon në mënyrë jokonkuruese efektet e alfa dhe beta-receptorëve adrenergjikë. Amiodaron ndikon në sistemin e përçimit specifik të zemrës e për rrjedhojë ushtron veprim të theksuar e të sigurtë në çrregullimet e ritmit të saj.
Ky bar indikohet në situatat e mëposhtme klinike:
• flater atrial dhe fibrilim, kur barnat e tjera nuk mund të përdoren;
• të gjitha tipet e aritmive me natyrë paroksizmale, përfshirë takikarditë supraventrikulare, nodale dhe ventrikulare, fibrilim ventrikular, kur barnat e tjera nuk mund të përdoren (mjekimi duhet filluar në spital ose nën një mbikqyrje mjekësore të kujdesshme);
• takiaritmi të shoqëruara me sindromin Wolff-Parkinson-White.