Co-ultesan

Sistemi Kardiovaskular
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Po
Po
SA16888
Co-ultesan
300 mg + 12.5 mg
Tableta të veshura me film
Irbesartan, Hidroklortiazid
Kuti x 30
Tableta te veshura me film - 300 mg + 12.5 mg Co-Ultesan është një kombinim i dy lëndëve aktive, irbesartan dhe hidroklortiazid.Irbesartani bën … Read more

Tableta te veshura me film - 300 mg + 12.5 mg

Co-Ultesan është një kombinim i dy lëndëve aktive, irbesartan dhe hidroklortiazid.
Irbesartani bën pjesë në grupin e barnave të njohur si antagonistë të receptorëve të angiotenzinës-II. Angiotenzina-II është një substancë e prodhuar në trup, e cila lidhet me receptorët në enët e gjakut duke shkaktuar ngushtimin e tyre. Kjo çon në rritje të presionit të gjakut. Irbesartani parandalon lidhjen e angiotenzinës-II me këta receptorë, duke shkaktuar relaksim të enëve të gjakut dhe ulje të presionit të gjakut.
Hidroklortiazidi bën pjesë në grupin e barnave të quajtur diuretikë tiazidikë, i cili shkakton rritje të jashtëqitjes së urinës dhe kështu shkakton ulje të presionit të gjakut.
Të dy lëndët aktive të Co-Ultesan veprojnë së bashku për të ulur presionin e gjakut më shumë sesa në rastin kur secila prej tyre do të jepej më vete.
Co-Ultesan përdoret për të trajtuar presionin e lartë të gjakut, kur trajtimi vetëm me irbesartan ose hidroklortiazid nuk ka siguruar kontrollin e duhur të tij.