Prodexa 4

Prodexa 4
Prodexa 4Prodexa 4Prodexa 4Prodexa 4
Preparatet Hormonale Sistemike
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Po
Po
SA01605
Prodexa 4
4 mg/ml
Tretësirë për injeksion
Deksametazon fosfat natriumi
Kuti x 10 ampula
- Tretësirë për injeksion - 4 mg/1 ml Prodexa 4 është një produkt farmaceutik që ka si lëndë aktive deksametazon natrium fosfatin. Deksameta … Read more

- Tretësirë për injeksion - 4 mg/1 ml

Prodexa 4 është një produkt farmaceutik që ka si lëndë aktive deksametazon natrium fosfatin. Deksametazon natrium fosfati është një glukokortikoid sintetik.
Glukokortikoidët veprojnë në metabolizmin e organizmit. Gjithashtu, ata modifikojnë përgjigjen imune të organizmit. Deksametazon natrium fosfati përdoret kryesisht për efektin e tij antiinflamator në disa organe. Deksametazon natrium fosfati është ndër glukokortikoidët me veprim më të zgjatur dhe pothuajse nuk ka veprim mineralokortikoid.
Ai është glukokortikoid i zgjedhur në trajtimin e edemës cerebrale, sepse depërton në sistemin nervor qendror më mirë se të tjerët.
Deksametazon natrium fosfati është rreth 20 - 30 herë më i fuqishëm se hidrokortizoni dhe 5 - 7 herë më i fuqishëm se prednizoni.

Prodexa 4 indikohet në sëmundjet e mëposhtme:

- Gjendje alergjike
Prodexa 4 përdoret për kontrollin e gjendjeve alergjike të rënda ose rezistente ndaj barnave të tjerë, në trajtimin e astmës, dermatitit atopik, dermatitit të kontaktit, reaksioneve të mbindjeshmërisë ndaj barnave dhe riniteve alergjike sezonale.

- Sëmundje të lëkurës
Mjekim i pemfigusit, dermatitit buloz herpetiform, dermatitit eksfoliativ, formave më të rënda të eritemës multiforme (sindroma Stevens - Johnson).

- Çrregullime endokrine
Insufiçiencë adrenokortikale primare ose sekondare (me përjashtim të insufiçiencës akute të gjendrave mbiveshkore, për të cilën mjekimi me kortizon ose hidrokortizon është më i përshtashëm, për shkak të veprimit mineralokortikoid më të fuqishëm), hiperplazi kongenitale e gjendrës mbiveshkore, hiperkalçemi në të sëmurët me kancer, tiroidit subakut dhe forma më të rënda të tiroiditit të shkaktuar nga rrezatimi.

- Sëmundje gastrointestinale
Përkeqësim i theksuar i gjendjes së kolonit (kolit ulçeroz, sëmundje e Krohnit),
hepatit kronik autoimun.

- Çrregullime hematologjike
Anemi aplastike e lindur ose e fituar, anemi hemolitike autoimune për shkak të
antikorpeve, nxitje e mjekimit në leuçeminë limfoblastike akute, sindrom
mielodisplastik, limfomë angioimunoblastike e qelizave malinje dhe plazmocitomë, anemi e rëndë pas mielofibrozës me metaplazi mieloide, ndërlikim sistemik në histiocitozë sistemike dhe leuçemi akute tek fëmijët.

- Sëmundje neoplastike
Për trajtimin lehtësues (paliativ) të leuçemisë dhe limfomave në të rriturit.

- Sistemi nervor
Edemë cerebrale për shkak të tumoreve primare ose metastazike, kraniotomisë
ose traumave primare të kokës, skleroza multiple akute të acaruara.

- Sëmundje të veshkave
Glomerulonefrit primar dhe sekondar, dëmtim i funksionit të veshkave në sëmundjet sistemike të indit lidhor, për të induktuar diurezën ose lehtësimin e proteinurisë së shkaktuar nga sindromi nefropatik idiopatik ose lupusi eritematoz.

- Sëmundje respiratore
Beriliozë, turbekuloz pulmonar fulminant ose i përhapur, i përdorur me antituberkularë të tjerë, eozinofili infiltrative pulmonare, sarkoidozë simptomatike.

- Çrregullime reumatizmale
Si terapi shtesë për kohë të shkurtër administrimi (në gjendje akute ose
përkeqësimi) në artritin gutoz akut, artritin psoriatik, karditin reumatik akut,
spondilitin ankilozant, artritin reumatoid, duke përfshirë artritin juvenil reumatoid (në disa raste mund të kërkohet terapi mbajtëse në doza të ulëta).

- Të ndryshme
Teste diagnostikuese në hiperfunksionin e adrenokorteksit, trikinozë me simptoma neurologjike ose kardiake, shok të rënduar.