Cutadin-S

Dermatologjikët
Shqipëri
Po
Jo
Po
SA01670
Cutadin-S
10 mg / g
Krem
Sulfadiazine argjendike
Kuti x tub x 50 g
Krem - 10 mg / g Cutadin-S përmban lëndën aktive sulfadiazinë argjendike, e cila është një sulfonamid.Cutadin-S është një bar antimikrobik … Read more

Krem - 10 mg / g

Cutadin-S përmban lëndën aktive sulfadiazinë argjendike, e cila është një sulfonamid.
Cutadin-S është një bar antimikrobik lokal me spektër të gjerë, që vepron kundër disa baktereve Gram - pozitivë dhe Gram - negativë, përfshirë Pseudomonas aeruginosa, Escherichia coli dhe shtamet e ndjeshme të Proteus spp., Staphylococcus spp., Enterobacter spp., Klebsiella spp. dhe disa mykeve. Ai ka një veprim baktericid; kripa e argjendit vepron në membranën dhe murin qelizor bakterial.
Cutadin-S përdoret në:
– parandalimin dhe trajtimin e infeksionit në djegie të rënda;
– trajtimin e ulçeracioneve të infektuara të lëkurës (ulçeracionet e këmbës dhe ulçeracionet e shkaktuara nga qëndrimi në pozicionin shtrirë për një kohë të gjatë).